[wp-story]

Lajme

​Limaj: Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës po i bashkohen betejës politike për të ardhmen e vendit

​Limaj: Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës po i bashkohen betejës politike për të ardhmen e vendit
22:33 | 18 Janar 2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e Nisma Fatmir Limaj është takuar sonte në Kërvasari të Malishevës me bashkëluftëtarë që familjet e tyre kanë dhënë shumë për Kosovën.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës e patriotë të shumtë çdo ditë e më shumë po i bashkohen betejës politike për të ardhmen e vendit, e cila sipas tij, do të dëshmohet më se miri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Postimi i plotë:

Sonte, në konakun e babait të dëshmorit të kombit Ramë Bytyqi, në Kërvasari të Malishevës, takova bashkëluftëtarë e patriotë të shumtë që familjet e tyre kanë dhënë shumë për Kosovën.

Ne fshatin e patriotit të njohur, Sadri Abazit, pash një vullnet të jashtëzakonshëm për të mbështetur projektin tonë politik për mbrojtjen e vlerave tona kombëtare.

Veteranë, familjarë të dëshmorëve, invalidë të luftës e patriotë të shumtë çdo ditë e më shumë po i bashkohen kësaj beteje politike për të ardhmen e vendit dhe kjo do të dëshmohet më se miri në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera