[wp-story]

Lajme

​Limaj uron qytetarët për Vitin e Ri, veçanërisht familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës

​Limaj uron qytetarët për Vitin e Ri, veçanërisht familjet e dëshmorëve dhe veteranët e luftës
19:22 | 31 Dhjetor 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ua ka uruar përzemërsisht ndërrimin e moteve të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombësve tanë kudo që jetojnë e veprojnë.

Kreu i Nismës shkruan se 2020 ishte një vit jo i lehtë dhe shumë sfidues, për shkak të pandemisë, e cila ka goditur çdo aspekt zhvillimor, me theks të veçantë ekonominë. Ai ka uruar që 2021 të jetë vit i tejkalimit të pandemisë COVID-19 dhe një vit i mbarë për çdo familje shqiptare.

“Në këtë ditë feste, në mënyrë të veçantë uroj familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, si dhe gjithë veteranët dhe bashkëluftetarët”, thuhet ndër të tjera në urim.

Urimi i plotë i Limajt:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim, të gjithë qytetarëve tanë, bashkëkombësve tanë kudo që jetojnë e veprojnë, ua uroj përzemërsisht ndërrimin e moteve. Viti që po ikën ishte vit jo i lehtë dhe shumë sfidues, për faktin edhe të ballafaqimit të vështirë me pandeminë, që ka goditur çdo aspekt zhvillimor, me theks të veçantë ekonominë.

Uroj që Viti i Ri 2021 të jetë vit i tejkalimit të pandemisë Covid-19 dhe një Vit i mbarë që sjellë në çdo familje shqiptare më shumë mirëqenie, shëndet dhe lumturi.

Në këtë ditë feste, në mënyrë të veçantë uroj familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit, si dhe gjithë veteranët dhe bashkëluftetarët. Urime edhe atyre që sonte do të jenë në vendet e tyre të punës dhe në shërbim të qytetarëve! Gëzuar 2021, qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera