[wp-story]

Lajme

​Limaj: Reformat në shëndetësi e arsim bëhen nga kryeministri

​Limaj: Reformat në shëndetësi e arsim bëhen nga kryeministri
15:13 | 24 Shtator 2019

Kandidati për kryeministër, nga koalicioni Nisma-AKR-PD thotë se aktualisht preokupimi kryesor për të rinjtë është punësimi dhe hapja e mundësive për një të ardhme më të mirë.

Kreu i Nismës Socialdemokrate tha se duan ta ndryshojnë mentalitetin “shkollë”, derisa sipas tij, duhet të punohet për ndërtimin e një të riu.

Në debatin e parë politik gjatë Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung, tha se vendosja e taksës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ka qenë e imponuar dhe se ajo do të hiqet kur të pushojnë arsyet që e kanë sjell atë.

Ai para të rinjve, tha se si fëmijë ka qenë i detyruar që të jap kontributin për shtetin, derisa shtoi se tanimë ka moshën dhe se është kompetent për të kryer punën e kryeministrit.Sipas tij, reformat në shëndetësi e arsim mund t’i bëjë vetëm kryeministri.

Ai ka treguar edhe cilat janë vendimet me të cilat krenohet, për aq sa kohë ka qenë pjesë e Qeverisë.Limaj tha se nuk duhet të shkohet në shkollë me mendimin që të kopjohet dhe të merret nota pa meritë, derisa të rinjtë fajësuan sistemin për këtë.

Në debatin e parë politik gjatë Kongresit Kombëtar të të Rinjve të Kosovës mbështetur nga Friedrich-Ebert-Stiftung, Frank Hantke, drejtor i zyrës-FES Kosova tha se në demokraci secili qytetar është politikan, edhe atëherë kur nuk voton. Për çka ka ftuar të gjithë të rinjtë të jenë unik, dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës./Front Online/

“Petrol Company” ul çmimet për 15 %. Ja sa kushton një litër naftë

Të tjera