×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Kurz: Merkel gaboi kur vendosi hapjen e kufijve për migrantët

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti të gabuar vendimin e kancelares gjermane Angela Merkel për të hapur kufijtë për refugjatët pesë vjet më parë.

    “Që në fillim, unë isha kundër politikës së kufijve të hapur. Politika e kufijve të hapur jo vetëm që kontribuoi në numrin e madh të njerëzve që drejtoheshin në drejtim të Evropës, por gjithashtu çoi në një mbingarkesë të madhe në shumë pjesë të Evropës Qendrore”, tha Kurz, i cili gjatë krizës së migrantëve ishte ministër i Integrimit i Austrisë.

    Në një intervistë për agjencinë DPA, ai tha se për shkak të politikës së kufijve të hapur, trafikantët e qenieve njerëzore “fituan shuma të mëdha” dhe se në të njëjtën kohë “të panumërt” njerëz humbën jetën ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun.

    Kancelari austriak kujtoi se për shkak të qëndrimit të tij në atë kohë, ai u sulmua dhe u shty në “cepin ekstrem të djathtë”, por që ai, si Ministri i atëhershëm i Integrimit, ishte i vetëdijshëm se integrimi varej nga numri i të ardhurve.

    “Unë jam i lumtur që pesë vjet pas krizës së refugjatëve, ekziston një politikë krejtësisht e ndryshme në Evropë,” tha Kurz.

    Ai hedh poshtë propozimin gjerman për reformën e sistemit të azilit në Bashkimin Evropian, i cili parashikon qendra pritjeje në kufijtë e jashtëm të BE-së, nga ku migrantët do të vendoseshin në vendet anëtare.

    “Nuk mendoj se shpërndarja në Evropë do të funksionojë, sepse shumica e anëtarëve e shikojnë atë me skepticizëm,” tha Kurz.

    Ai shtoi se duhet të merret parasysh që gjithnjë e më shumë njerëz vijnë përmes rrugës mesdhetare për arsye ekonomike, kryesisht nga Tunizia.

    “Këta nuk janë refugjatë të vërtetë, por migrantë për arsye ekonomike,” përfundoi Kurz, duke shtuar se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan nuk duhet të lejohet të përdorë refugjatë për të shantazhuar Evropën./kp

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Makina ka përplasur për vdekje një këmbësor që...
    Lajme29 Prill 2025
    Veton Berisha: Të arrihet një marrëveshje politike – S’ka kuptim të shkohet më në Kuvend, nëse nuk ndryshon asgjë Deputeti nga komuniteti...
    Lajme29 Prill 2025
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sot do të mbajë konferencë për media Në këtë konferencë do të diskutohet lidhur me fuqizimin e...
    Lajme29 Prill 2025
    Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar kolapsin klimatik, si dhe reagimi në rritje...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja boshnjake, Emilja Rexhepi, derisa ka folur për situatën politike, ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.