×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kurti: Marrëveshja e Uashingtonit nuk ishte menduar të zbatohej

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti marrëveshjen e Uashingtonit me Serbinë e sheh të pazbatueshme.

    Ai në një diskutim virtual me penalistë të ndryshëm tha se marrëveshje të tilla me shumë çështje brenda saj, nuk ka parë asnjëherë në karrierën e tij politike.

    Ish-kryeministri gjatë diskutimit online foli edhe për ngjarjet politike që mund të ndodhin javët e ardhshme sa i përket speciales, zgjedhjet në SHBA dhe moratoriumin për pezullim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

    Lideri opozitar duke folur për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington tha se kjo marrëveshje nuk ishte menduar as atëherë të zbatohej.

    Kurti: Marrëveshja e Uashingtonit nuk ishte menduar të zbatohej

    “Tipari mbizotërues i kontekstit të këtyre marrëveshjeve në Uashington janë zgjedhjet presidenciale të SHBA, të dy ato angazhime të njëanshme të nënshkruara nga kryeministri i paligjshëm i Kosovës i cili kishte vetëm 59 vota jo 61, dhe presidenti autoritar i Serbisë, nuk kanë shumë të bëjë me shqiptarët në Kosovë dhe serbët në Serbi aq sa kanë të bëjë me shqiptarët në Miçigan dhe serbët në Ohajo. Dhe kështu, është shumë e lidhur me çështjet e brendshme dhe fushatën zgjedhore në SHBA, të jem i sinqertë, unë kurrë nuk kam parë një marrëveshje me kaq shumë çështje në të, duket sikur gjatë përpilimit të tekstit në gjysmë të rrugës, ai që e ka shkruar atë u kërkoi të gjithëve në dhomë të përmendin se çfarë kanë harruar. Dhe pastaj ata vendosën të gjitha ato gjëra, si 5G, Hezbollahun, kishat ortodokse serbe, zhvendosjen e ambasadave nga Tel Aviv në Jerusalem, njohjen e Izraelit për Republikën e Kosovës, personat e zhdukur, personat e zhvendosur dhe refugjatët, autostradat, hekurudhat, liqeni Ujman që kohëve të fundit propozuan t’ia ndryshojnë emrin në Trump, pezullimi i kërkimit të njohjes dhe anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare nga Kosova, njohja e diplomave e cila tashmë është nënshkruar në Bruksel, i ashtuquajturi mini- Shëngen, Banka Amerikane e Zhvillimit në Beograd etj. Pra, të gjitha këto gjëra në një tekst që është vetëm pak më shumë se 500 fjalë, unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në përvojën time politike dhe në atë që kam lexuar në ndonjë dokument. Prandaj, është përshtypja ime që nuk duket se kjo marrëveshje ishte menduar të zbatohej, dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme të vërehet – nuk ishte menduar të zbatohej”, u shpreh ai.

    Krahas kësaj, Kurti theksoi se moratoriumi njëvjeçar për mos aplikimin në organizata ndërkombëtare dëmton shtetin e Kosovës.

    Kurti: Moratoriumi është shumë i dëmshëm

    “Moratoriumi që barazoi fushatën e Serbisë për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës me aplikimet për anëtarësim të Kosovës në organizatën ndërkombëtare është shumë i dëmshëm. Kjo e pengon sovranitetin dhe subjektivitetin tonë dhe mënyra më e mirë për të marrë njohje kolektive është pikërisht duke marrë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, sepse atje ne jemi në Arenën Ndërkombëtare, Forumin Ndërkombëtar, ku mund të angazhohemi në institucione shumëpalëshe dhe të bëjmë disa hapa përpara. Dhe nuk janë vetëm BE, OKB dhe NATO, ne e dimë se ka kaq shumë organizata të tjera ndërkombëtare që tani po privohemi madje edhe për t’u përpjekur të hyjmë si p.sh në Këshillin e Evropës, UNESCO, Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Interpol, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Karta e Adriatikut etj. Kështu që unë mendoj se moratoriumi njëvjeçar është i dëmshëm për Kosovën dhe problematik në karakterin e tij”, tha Kurti.

    Kurti foli edhe për zhvillimet politike që mund të ndodhin në Kosovë për shkak të aktakuzave të mundshme të Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ndërsa si datë e dytë të rëndësishme konsideron zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.

    Kurti: Ne po presim me durim në javët e ardhshme

    “Ne po presim me durim në javët e ardhshme le të themi 2-3 javë për të marrë këto vendime. Kjo ishte që të shpjegojë kontekstin politik në Kosovë, duke pasur parasysh se ka dy data të rëndësishme në të ardhmen e afërt, e para më 24 tetor, kur Dhomat e Specializuara supozohet të dalin me një vendim mbi aktakuzën e shpallur nga Prokurori Special për rastin e 10 ish-anëtarëve të UÇK-së dhe deri të shtunën, mendoj se duhet të marrim disa përgjigje nga gjykatësi i procedurës paraprake nëse ai do të konfirmojë aktakuzën e propozuar, pjesërisht ta konfirmojë atë ose t’i shqyrtojë të gjitha së bashku përsëri. Dhe dita tjetër që nuk është më pak e rëndësishme për Kosovën, janë zgjedhjet në SHBA, më 3 nëntor. Përkundër faktit që ne konsiderojmë se jemi akoma të ri dhe askush nuk e di se çfarë sjell e ardhmja, këto konsiderohen të jenë zgjedhjet më të rëndësishme për ne gjatë jetës sonë”, tha ai.

    Kurti gjatë kësaj bisede virtuale kritikoi kryeministrin Avdullah Hoti për mungesë legjitimiteti.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se pajisja gjurmuese GPS që iu vendos në veturë i përket Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kajtazi...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Në qytetin e Malishevës, bastionin e Fatmir Limajt të NISMA’s Socialdemokrate që në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar në koalicion me...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë. Në Rubikon...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Volodymyr Zelensky thotë se paqja në Ukrainë mund të jetë “më e besueshme” nëse krijohet së bashku me Amerikën dhe Evropën. Presidenti...
    Sport19 Shkurt 2025
    Real Madridi ka arritur ta dyfishojë epërsinë ndaj Manchester Cityt. Ishte sërish Mbappe që shënoi në minutën e 33-të të ndeshjes.
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për kredi të buta. Veliaj...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj komenteve të Donald Trump që etiketon Volodymyr Zelensky një “diktator”. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se të gjithë partnerët e Ukrainës duhet “të kuptojnë qartë” se garancitë e sigurisë për Kievin janë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.