×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kuçi: Po e kërkojmë presidentin që koalicioni me LDK-në të jetë afatgjatë

    FrontOnline
    09 Shtator 2020

    Blerim Kuçi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kjo parti po kërkon më shumë transparencë për procesin e dialogut në Serbinë. Sipas tij e rrugës do të ishte që në këtë proces të bashkohej edhe opozita.

    Kuçi i cili në këtë qeveri është ministër i Ekonomisë dhe Ambientit tha se ky koalicion qeverisës nuk rrezikohet nëse ka transparencë dhe dakordim.

    “Kryetari Ramush Haradinaj po kërkon transparencë dhe përgatitje gjatë procesit që të shkojmë më të përgatitur dhe ta kemi rezultatin dhe të kemi orientin të përbashkët. Edhe pse jo këtij ekipi t’i bashkohet edhe pjesa e opozitës është me rëndësi… nuk rrezikohet nëse kemi një transparencë edhe dakordim”, tha ai.

    Po ashtu ai tha se postin e presidentit po tentojnë ta rregullojnë me kohë pasi që synojnë një qeverisje afatgjate me LDK-në.

    “Ne po kërkojnë që kjo temë të trajtohet në kohë të duhur që mos të ketë problem në përfundim edhe ky proces dhe kërkesa jonë si Aleancë dhe nominimi i zotëri Haradinaj për president ka të bëjë ta rregullojmë këtë proces në start e jo në përfundim sepse po ka probleme në mes koalicioneve dhe ne jemi duke i prirë një procesi për ta bërë më jetëgjatë këtë qeveri”, tha ai.

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi këto komente i bëri pas vizitës që realizoi në komunën e Decanit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Mars 2025
    Lista prej qindra dëshmitarëve, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Dhomat e Specializuara për Kosovën, po shkon drejt përmbylljes. Deri...
    Lajme14 Mars 2025
    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj ka theksuar se opozita nuk ka mundësi për të formuar një qeveri, pasi partitë opozitare, përveç Nismës,...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj me anë të disa vargjeve ka kujtuar vizitën e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, ku vizitoi babanë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e liderëve të entitetit serb Republika Sërpska në paraburgim 30-ditor, menjëherë pasi ata të...
    Lajme14 Mars 2025
    Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas propozimit të Zyrrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrentimin e rrymës për...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Radio Evropa e Lirë Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët që po mbërrijnë në...
    Lajme14 Mars 2025
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktë në rrugën “Lidhja e Prizrenit”....
    Lajme14 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Nenit 26 të Ligjit për Qeverinë, i cili...
    Lajme14 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi dje ka vizituar babain i tij në QKUK. Me të dalë nga aty, Thaçi përshëndeti me dorë nga larg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.