Lajme

​Komuna e Rahovecit shënon nesër Ditën e Çlirimit

​Komuna e Rahovecit shënon nesër Ditën e Çlirimit
21:50 | 13 Qershor 2021

Nën patronazhin e kryetarit Smajl Latifi në bashkëpunim me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, nesër në Rahovec do të shënohet 14 qershori – Dita e Çlirimit të kësaj komune.

Aktivitetet do të fillojnë me pritjen e qytetarëve nga ana e kryetarit në objektin e Komunës, në orën 08:00, ndërsa në orën 09:00 do të mbahen homazhe dhe nderime pranë lapidarëve, varrezave të heronjve dhe dëshmorëve të kombit në Rahovec, Drenoc, Ratkoc dhe Krushë të Madhe.

Në orën 11:00, në Kuvendin Komunal do të mbahet një seancë solemne, ndërsa në orën 14:00 do të bëhet zbulimi i shtatoreve të dëshmorëve të kombit Bedrush Gashi dhe Feim Gashi në Drenoc.

Ndryshe, më 14 qershor 1999, ndodhi hyrja triumfale e brigadës 124 të UÇK-së në qytetin e Rahovecit.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera