[wp-story]

Bota/Rajoni

​Kolegji Mbretëror: Lloji i ri i koronavirusit përhapet më lehtë, rrit numrin R me 0.7

​Kolegji Mbretëror: Lloji i ri i koronavirusit përhapet më lehtë, rrit numrin R me 0.7
19:36 | 01 Janar 2021

Versioni i ri i COVID-19 është dukshëm më ngjitës sesa versioni i mëparshëm i koronavirusit, një studim i ri ka treguar se ky variant i ri rrit riprodhimin ose të ashtuquajturin numër R me 0.4 në 0.7, raporton BBC të premten.

Numri i fundit R në Britaninë e Madhe është vlerësuar të jetë ndërmjet 1.1 dhe 1.3 dhe duhet të jetë më i ulët se 1.0 për numrin e rasteve që fillojnë të ulen.

Profesori Axel Gandy nga Kolegji Mbretëror në Londër tha se ndryshimet midis llojeve të virusit ishin “mjaft ekstreme”.

“Ekziston një ndryshim i madh në atë se sa lehtë përhapet ky version i virusit” krahasuar me atë të mëparshëm, tha ai për BBC Radio 4 Today.

Rezultatet e një studimi të kryer nga shkencëtarë nga Kolegji Mbretëror tregojnë se infeksioni me versionin e ri të koronavirusit u trefishua gjatë mbylljes në Britaninë e Madhe në nëntor, dhe versioni i tij i mëparshëm u ul me një të tretën.

Numri i rasteve të infeksionit COVID-19 filloi të rritet me shpejtësi gjatë valës së dytë, dhe numri i rasteve të infeksionit të regjistruara në një ditë, arriti një maksimum të ri të enjten.

Rezultatet e hershme sugjeruan që virusi po përhapet më shpejt mes njerëzve nën moshën 20-vjeç, veçanërisht fëmijëve të shkollës së mesme, por të dhënat e fundit tregojnë se ai po përhapet me shpejtësi midis të gjitha grupeve të moshës, tha anëtari i ekipit kërkimor, Gandy.

Jim Naismith pranë Universitetit të Oksfordit tha se duket që versioni i sapo zbuluar i virusit shpejt do të nxisë futjen e masave edhe më të rrepta kufizuese.

“Të dhënat e Kolegjit Mbretëror janë analiza më e mirë deri më tani dhe nënkuptojnë se masat e zbatuara deri më tani do të dështojnë të zvogëlojnë numrin R nën 1 nëse nuk frenohet përhapja e një versioni të ri të virusit,” tha ai.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera