[wp-story]

Lajme

​Klubi i Prodhuesve: Kosova gjatë 2020 rriti eksportin në 460 milionë euro, më 2021 do të jetë 40% më shumë

​Klubi i Prodhuesve: Kosova gjatë 2020 rriti eksportin në 460 milionë euro, më 2021 do të jetë 40% më shumë
13:12 | 21 Prill 2021

Përkundër pandemisë me COVID-19, gjatë vitit 2020 kompanitë e Kosovës arritën të rrisin eksportin ku në fund kishim eksport prej 460 milionë euro.

Kjo u bë e ditur nga drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, Astrit Panxha në panelin e diskutimit “Rritja e Konkurreshmërisë Eksportuese të NVM-ve kosovare përmes Produkteve të Shumëllojshme Financiare”, organizuar nga USAID Kosovo Compete Activity, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

“Kjo rritje ndodhi për shkak të shumë faktorëve, por një nga ta ishte edhe dështimi i zinxhirit të prodhimit me Azinë ku disa kompani tona e shfrytëzuan shumë mirë këtë mundësi. Duke përcjell trendin e rritjes për tremujorin e parë të vitit 2021, ne presim që deri në fund të viti eksportet të arrijnë shumë prej 650 milionë euro apo rritje prej 40 për qind. Mirëpo, për të pasur rritje të këtij sektori ekonomik duhet të ketë përkrahje si me grante, por edhe mënyra tjera të financimit,” tha ai.

Gjatë takimit u bisedua për mundësinë e mbështetjes financiare për NVM-të Kosovare të orientuara drejt eksportit në industritë e përpunimin e drurit, TIK-ut dhe përpunimit të ushqimit. U bë prezantimi i shembujve ekzistues të iniciativave të ngjashme dhe shkëmbimi i përvojave, por edhe koordinimi i donatorëve në lidhje me temën dhe identifikimi i mundshëm i veprimeve të sinkronizuara.

Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company

Të tjera