[wp-story]

Kronika

​KGJK me ueb faqe për lehtësimin e qasjes në informata mbi statusin e lëndëve në gjykata

​KGJK me ueb faqe për lehtësimin e qasjes në informata mbi statusin e lëndëve në gjykata
10:29 | 27 Tetor 2020

Sot do të lansohet qasja në informatat mbi statusin e lëndëve në gjykata.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), me mbështetjen e Programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë sot pasdite do të lansoj një funksion të ri në ueb faqen e KGjK-së, veglën e Kërkimit të Statusit të Lëndës.

Në një komunikatë për media nga Këshilli Gjyqësor thuhet se deri më tani, përdoruesit e gjykatave, palët dhe avokatët janë përballur me vështirësi për qasjen në informata mbi statusin e një lënde. Andaj, përmes këtij funksioni, qytetarët mund të mësojnë rreth statusit të lëndës së tyre përmes numrin e lëndës me një pajisje elektronike. Pra, përdoruesit e gjykatës, palët në procedurë dhe avokatët, mund të kontrollojnë statusin e një lënde gjyqësore si dhe veprimet e mëhershme për atë lëndë.

Të dhënat e këtij funksioni, gjenerohen nga baza e të dhënave e Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve (SMIL) dhe oraret e seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat, do të përditësohen automatikisht nga baza e të dhënave SMIL.

Lansimi i veglës së kërkimit të statusit të lëndës, është një nga shumë funksione të ueb faqes së KGjK-së, të zhvilluara me mbështetjen e USAID-it.

Inovacionet si këto po parashihet që të rrisin transparencën dhe qasjen në sistemin gjyqësor si dhe eliminojnë pengesa për qasjen në informacione për lëndët nga qytetarët e Kosovës.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera