×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kërkohet reformë e thellë e shërbimeve sociale dhe familjare për qytetarët e Kosovës

    FrontOnline
    09 Korrik 2020

    Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët, me anë të së cilës kërkojnë nga institucionet shtetërore reformë të thellë të shërbimeve sociale dhe familjare për qytetarët e Kosovës.

    Kjo është komunikata e plotë:

    Me qëllim të realizimit të reformës së shërbimeve sociale dhe familjare, Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF (me 31 organizatat anëtare), Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, publikojnë “Qëndrimin e përbashkët me propozimet për hartimin e Draft Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare”.

    Qeveria e Kosovës ka paraparë të hartojë dhe miratojë Ligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare deri në Nëntor të këtij viti. Prandaj, KOMF, Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, ofrojnë propozimet për hartimin e Draft Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare, për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila është bartëse e procesit të hartimit të draft ligjit, Qeverinë, Kuvendin dhe institucionet e tjera që janë pjesë e procesit.

    Konsiderojmë se përfshirja e propozimeve është urgjente duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale në Kosovë, e cila është rënduar edhe më shumë gjatë pandemisë Covid-19.

    KOMF ka zhvilluar një seri konsultimesh me organizatat anëtare dhe partnerët për të sjellë qëndrimet e akterëve kyç lidhur me hartimin e Ligjit të ri për Shërbime Sociale dhe Familjare. Qëndrimi dhe propozimet janë po ashtu të bazuara në raportin e monitorimit të KOMF për shërbimet sociale për vitin 2020, i cili sjell evidenca nga terreni mbi gjendjen e rëndë të shërbimeve sociale në vend.

    Theksojmë që ligji në fuqi për shërbime sociale dhe familjare nuk parasheh shërbime gjithëpërfshirëse sociale sikurse shërbimet e parandalimit dhe re integrimit, si rrjedhojë sistemi trajton dhe menaxhon rastet e rënda emergjente të cilëve u rrezikohet jeta apo mirëqenia apo “rastet pasi kanë rënë viktimë e ndonjë forme të abuzimit”. Për pasojë, vetëm një pjesë e vogël e qytetarëve në nevojë kanë mundësinë të përfitojnë nga shërbimet sociale. Ligji në fuqi nuk përcakton qartë mekanizmat e llogaridhënies, përfshirë monitorimin dhe nuk parasheh aplikimin e masave, gjobave dhe sanksioneve nga Njësia e Inspektimit. Ligji në fuqi nuk parashikon licencimin e shërbimeve publike të ofruara nga QPS-të apo institucionet e tjera publike dhe nuk parashikon mënyrën e akreditimit të programeve për shërbime sociale. Për më tepër ligji në fuqi nuk parasheh integrimin e shërbimeve sociale me shërbimet shëndetësore dhe ato të arsimit.

    Me qëllim të sigurimit të shërbimeve cilësore sociale për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, KOMF, Institucioni i Avokatit të Popullit, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Lidhja e Qendrave për Punë Sociale, kërkojnë publikisht që Ligji i ri për Shërbime Sociale dhe Familjare të përfshijë dhe adresojë propozimet si më poshtë:

    • Zhvillimin e reformës të shërbimeve sociale, duke përcaktuar shërbimet e parandalimit, mbrojtjes, rehabilitimit dhe re integrimit, si dhe duke i klasifikuar shërbimet në tri kategori / nivele: primare, sekondare dhe terciare, duke garantuar kështu të drejtën në shërbime sociale për të gjithë qytetarët në nevojë, pa marrë parasysh nivelin e urgjencës apo rrezikshmërisë.

    • Integrimin e shërbimeve sociale dhe familjare me shërbimet shëndetësore dhe arsimore.

    • Riorganizimin e shërbimeve sociale dhe fuqizimin e një skemë të hapur të ofrimit të shërbimeve në mes të ofruesve publik, joqeveritar dhe privat, përcaktimit të qartë të shërbimeve sociale të cilat mund të kontraktohen nga sektori jo qeveritar dhe privat, shërbimeve që mund të ofrohen në bashkëpunim me ofrues të tjerë dhe shërbimeve që nuk mund të kontraktohen por ofrohen ekskluzivisht nga sektori publik.

    • Fuqizimin e shërbimeve në familje dhe shërbimeve me bazë në komunitet, zgjerimin e formave të mbrojtjes, posaçërisht: a) Zhvillimin e strehimit familjar pas arritjes së moshës 18 vjeçare b) Zhvillimin e formës së mbrojtjes “Jetesa e pavarur e mbikëqyrur.

    • Rritjen e cilësisë së shërbimeve sociale përmes a) ri organizimit dhe profilizimit të punëtorëve social sipas kategorive të përfituesve të shërbimeve; b) licencimit të shërbimeve publike të ofruara nga QPS, licencimit të shërbimeve të sektorit privat; c) akreditimit të programeve për shërbime sociale dhe edukim të vazhdueshëm.

    • Rritjen e llogaridhënies përmes përcaktimit të qartë të mekanizmave të monitorimit dhe inspektimit, dhënies së kompetencave ekzekutive njësisë së inspektimit, vendosjen e masave, gjobave dhe sanksioneve si dhe monitorimit dhe vlerësimit e jashtëm nga sektori joqeveritar dhe privat.

    • Sigurimin e financimit të qëndrueshëm të shërbimeve sociale përmes hartimit të formulës së financimit dhe krijimit të Grantit Specifik për Shërbime Sociale.

    Qëndrimi për Ligjin për Shërbime Sociale dhe Familjare është prodhuar në kuadër të projektit “Aksioni i Përbashkët për Decentralizim”, financuar nga Bashkimi Europian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementuar nga KOMF në partneritet me Organizatën për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë dhe KMOP.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Nëntor 2024
    Dimal Basha në një postim në Facebook u ka dhënë instruksione mërgimtarëve në lidhje me zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai i ka...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Në tokën e premtuar kontribuojnë për mbi një shekull, por nder më të madh se ai i së shtunës mund të mos...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë një rikujtim të premtimeve të Albin Kurtit për sektorin e sportit,...
    Të tjera
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ramiz Kelmendi, pronar i zinxhirit të marketeve ETC, u deklarua për FrontOnline  mbi vendimin për shtyrjen e zbatimit të tatimit progresiv për...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Nesër në Kosovë do të vijë Ministri i Punëve të Jashtme dhe Luksemburgut, Xavier Bettel. Bettel do të takohet me presidenten Osmani,...
    Bota/Rajoni03 Nëntor 2024
    Greqia është dridhur sot nga një tërmet i fuqishëm. Shkalla lëkundjes raportohet të jetë 5.3 ballë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit është 8 kilomtetra...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kryetari i Ferizajit theksoi se çështja për Ligjin për tatimin në pronë është diskutuar me Bordin e Asosacionit të Komunave, i cili...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Sot ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, nga Kaçaniku Vehbi Koraçi. Me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të luftës së...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Lidhur me vendimin për shtyrjen e zbatimit  të  normës tatimore progresive për prona komerciale është deklaruar për FrontOnline ,Drejtori i Asociacionit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.