×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​KE zbut masat: Kush është vaksinuar do të udhëtojë në të gjithë bllokun evropian

    FrontOnline
    03 Maj 2021

    Komisioni Evropian u propozoi vendeve anëtare të bllokut lehtësimin e kufizimeve aktuale të udhëtimeve jothelbësore për qytetarët e të ashtuquajturave vende të treta.

    Rekomandimi vlen për qytetarët e vaksinuar kundër koronavirusit, por me kushtin që imunizimi i tyre të jetë kryer me vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave. EMA deri më tani ka aprovuar vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech, Moderna, Johnson & Johnson dhe AstraZeneca.

    Vaksina ruse, Sputnik është duke pritur verifikimin nga EMA, dhe ‘dritën e saj jeshile’ për përdorim edhe në BE. Në propozimin e Komisionit artikulohet qartë se të gjithë personat nga vende të treta, që janë të vaksinuar me njërën prej këtyre vaksinave, mund të udhëtojnë në Bashkimin Evropian.

    “Komisioni Evropian propozon t’u lejojë hyrjen në BE, për udhëtime jothelbësore, jo vetëm personave që vijnë nga vende me situatë të mirë epidemiologjike, por edhe personave që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të vaksinës, të miratuar nga BE-ja”, thuhet në dokumentin e krahut ekzekutiv të bllokut.

    BE-ja i vendosi marsin e vitit të kaluar kur shpërtheu pandemia kufizimet për të gjitha udhëtimet jothelbësore. Me qëllimin të shmangej rreziku i importimit të varianteve të reja të koronavirusit, komisioni ka kërkuar gjithashtu edhe përdorimin e të ashtuquajturës “frenë e emergjencës”, e cila do të mundësonte vendosjen e kufizimeve të shpejta të udhëtimit për vendet ku situata shëndetësore pëson një përkeqësim të menjëhershëm./tch

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Qyteti i Kukësit vazhdon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Zoran Milanoviq i ka fituar sërish zgjedhjet presidenciale në Kroaci për një mandat pesëvjeçar. Milanoviqi fitoi 74 për qind të votave krahasuar...
    Bota/Rajoni13 Janar 2025
    Parashikuesit e motit në Kaliforni po paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Angeles priten të rriten përsëri këtë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.