Efektet e pandemisë së COVID-19 në ekonominë e Bashkimit Evropian do të jenë edhe më shkatërruese nga sa mendohej fillimisht, sipas parashikimit të fundit nga Komisioni Evropian.
“Në 19 vendet e zonës së euros, PBB-ja pritet të tkurret me 8,7% këtë vit, në mënyrë të konsiderueshme më rëndë se rënia me 7,7 % në parashikimin e bërë në maj”, thanë ekspertët ekonomikë të BE-së.
“Parashikimi i verës tregon, para së gjithash, se rruga e rimëkëmbjes është ende e shtruar me pasiguri”, theksoi eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni, ndërsa paraqiti shifrat në Bruksel.
Për të gjithë BE-në, në të 27 vendet, do të ketë një rënie prej 8,3 % në vitin 2020.
Pavarësisht një sërë politikash të ndërmarra në BE dhe në nivel kombëtar, Blloku pritet të kthehet në rritje në vitin 2021./atsh

Të tjera
-
18:37 | 03 Korrik 2022
-
18:30 | 03 Korrik 2022
-
18:24 | 03 Korrik 2022
-
18:23 | 03 Korrik 2022
-
18:21 | 03 Korrik 2022
-
18:15 | 03 Korrik 2022
-
Bota/RajoniNjë 9-vjeçar e mbytë rrufeja në Mal të Zi17:45 | 03 Korrik 2022
-
17:33 | 03 Korrik 2022
-
17:14 | 03 Korrik 2022
-
17:13 | 03 Korrik 2022
-
17:06 | 03 Korrik 2022
-
16:55 | 03 Korrik 2022