[wp-story]

Kronika

​Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit 48 orë

​Kadri Shalës i caktohet masa e ndalimit 48 orë
17:20 | 26 Tetor 2020

Kadri Shalës, pronar i kompanisë “LDA Group”, të cilit i janë transferuar 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Këtë për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

“Konfirmojmë se me vendim të prokurorit kompetent, personit të vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, tha ai.

Kadri Shala është dorëzuar gjatë ditës para organeve të rendit në lidhje me rastin e ‘avullimit’ të mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera