Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Itali: Mbushen spitalet, pacientët me COVID dërgohen në hotele private

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Në kohë të zakonshme, hoteli Sheraton Parco de’Medici në Romë është i mbushur me biznesmenë dhe turistë që vizitojnë Qytetin e Përjetshëm, por pas pandemisë ata po zëvendësohen nga pacientë me COVID-19 për shkak të spitaleve të mbingarkuara.

    Ky është ndër pesëmbëdhjetë hotele romake që pranojnë pacientë që vuajnë nga COVID-19, me rreth 800 shtretër, gjysma e të cilëve tashmë janë të zënë.

    “Mungesa e shtretërve në spitale prej ditësh kanë shkaktuar një nxitim në shërbimet e urgjencës,” shpjegoi Simona Amato, drejtoreshë e shërbimeve shëndetësore në rajonin e Lazios.

    Sheraton, i cili ka një pishinë dhe ndodhet pranë një fushe golfi në pjesën jugore të Romës, ka vënë në dispozicion 169 dhoma. Mund të pranojë pacientë me simptoma, ata që janë duke u rikuperuar dhe pacientët me gjendje jo të rëndë.

    Italia, vendi i parë evropian që u prek nga koronavirusi, ka më shumë se një milion raste.

    Ministri i Jashtëm italian Francesco Boccia tha se qeveria kishte rezervuar 15,000 shtretër hoteli në të gjithë vendin për pacientët me COVID-19.

    Çdo dhomë kushton 30 euro në ditë dhe paguhet nga autoritetet rajonale. Ndihma mjekësore është në dispozicion, por stafi i hotelit nuk bie në kontakt me pacientët.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Një urdhër-arresti është lëshuar kundër Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), që do të thotë se presidenti rus do të arrestohet...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një shkollë të mesme të qytetit të Rovigos në Itali, ku për pasojë dy nxënës...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Wurz Design kompani e njohur për projektimin e Qendrave të Trajnimit për Siguri Rrugore, qendra që tashmë i ka ndërtuar në pjesën...
    Bota/Rajoni23 Mars 2023
    Një urdhër-arresti është lëshuar kundër Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), që do të thotë se presidenti rus do të arrestohet...
    Lajme23 Mars 2023
    Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE thotë se para 10 ditëve në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Maqedonisë. Kovaçki...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka dhënë një vërejtje nënkryetarit të Kuvendit, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili shau pak para se...
    Lajme23 Mars 2023
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, para Komitetit të Senatit është pyetur edhe për marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë nga...
    Vip23 Mars 2023
    Cameron Diaz nuk do të kthehet më në Hollywood pasi njerëzit e afërt të saj kanë zbuluar se ajo nuk mund të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.