×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Ish-punëtorët e IMN Kosova protestojnë shkaku i 20 përqindëshit

    FrontOnline
    13 Gusht 2020

    Ish-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të blloqeve IMN Kosova”, kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos realizimit të pagesës së 20 përqindëshit nga privatizimi i ndërmarrjes.

    Përfaqësuesi i ish-punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Emin Neziri, tha se vonesat për ndarjen e 20 përqindëshit kanë të bëjnë shkaku i mos nënshkrimit të një vendimi nga Qeveria e Kosovës me të cilin do të konfirmohej kalimi i pronës së kësaj ndërmarrjeje te komuna.

    Neziri, pas një takimi me Ahmet Isufin në objektin e Qeverisë, tha se punëtorëve u është premtuar që brenda javës t’iu realizohen kërkesat e tyre dhe se derisa të kthehet kryeministri Avdullah Hoti nga vetizolimi për shkak të COVID-19, nuk mund të bëhet asgjë në këtë drejtim.

    Neziri: Presim kthimin e Hotit

    “U takuam me Ahmet Isufin, dhe një këshilltar të tij Ali Zeqiri. Ata na premtuan që kryeministri është në izolim edhe një javë. Brenda javës kjo punë e vendimit të shpronësimit, do të përfundojë. Pa ardhur kryeministri, këta nuk mund të marrin kurrfarë vendimi. E për këtë arsye, ne jemi tubuar për të kërkuar pse nuk po realizohet 20% për një vendim shpronësimi”, ka thënë Neziri.

    Neziri deklaroi se lista përfundimtare e përfituesve të 20 përqindëshit ka dalë para pesë muaj e gjysmë, por ajo vazhdon të neglizhohet shkaku i mos nënshkrimit të vendimit nga ana e Qeverisë përmes të cilit konfirmohet se prona e IMN-së ka kaluar në pronësi të komunës.

    Ai tha se bëhet fjalë për 120 punëtorë të cilët kanë përfituar nga ky vendim, dhe se komuna nga ana e saj ka ndarë mjetet.

    Neziri: Komuna ka kryer obligimet e veta.

    “Nuk i kanë qitur për shkak të një vendimi të shpronësimi, po e kërkojnë që Qeveria të nënshkruajë që prona e “IMN-së”, ka kaluar në pronësi të komunës, pra vetëm për atë vendim shpronësimi. Komuna i ka dedikuar mjetet për këtë çështje në maj 2019 dhe ajo ka kryer obligimet e veta dhe është në rregull. Pra, këtu është neglizhencë një vendim i shpronësimit, një nënshkrim i Qeverisë ose i ministrisë, kushdo që e ka detyrë”, tha Neziri.

    Ndërsa, Ismet Hasani, ish-punëtor i kësaj ndërmarrjeje, ka thënë se vendimi për 20 përqindëshin është bërë që 10 vjet. Ai shpreh dyshime se vonesat e ndarjes së 20 përqindëshit po bëhet qëllimshëm nga Qeveria Hoti.

    Hasani: Çështja e 20% të privatizimit të ndërmarrjes është e dyshimtë

    “Qe 10 vjet prej kur është shtypë vendimi. Qe 10 vjet pas luftës. Tash çka me bë ne? Me e rrok prapë pushkën kundër vëllazinjve tonë, kundër fëmijëve tonë, a këtë po e donë? Jo, jo, e kemi rrokë pushkën kundër regjimit të serbit. Nuk shkojnë këto punë kështu. Unë dyshoj se këtu është krejt tjetër lojë, se qeveritarët po tentojnë të përfitojnë prej neve”, tha Hasani.

    Protestuesit paralajmëruan që nëse deri të premten nuk realizohen kërkesat e tyre, atëherë do të vazhdojnë me protesta ditën e hënë.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Zhvillimet në Siri aktualisht duken të favorshme për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë ka formuluar strategjinë e tij dhe...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të partisë së tij, Vetëvendosje, ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër mediave, duke...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Takimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Francë, nuk kanë të ndalur. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti i rrëzuar sirian Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë, raportojnë agjencitë shtetërore ruse të medias, duke cituar...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni nisi një diskutim me Gresën për Sarën. E kjo fundit reagoi ashpër ndaj, duke nisur një debat të gjatë. Driloni nuk...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden tha se rënia e regjimit të Assadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Në një debat mes banorësh, Xuxi ka shprehur një vlerësim të tij drejt Gresës. Ai papritur e ka quajtur Gresën ‘’e pabesë’’...
    Vip08 Dhjetor 2024
    Driloni ka bërë një paralajmërim gjatë një diskutimi me Anisën dhe Kevinin. Ai u tha atyre se po pret derisa të përfundojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.