Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti-Stoltenbergut: Kosova të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilin e falënderoi për rolin dhe angazhimin e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë.

    Me këtë rast, kryeministri Hoti vlerësoi edhe punën e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), që po jep ndihmesë të rëndësishme për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

    Kryeministri Hoti e ka vlerësuar edhe ndihmën e KFOR-it për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

    Po ashtu, kryeministri Hoti theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar ta ndërtojë të ardhmen e saj euroatlantike dhe të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.

    Ndërsa, sekretari Stoltenberg e siguroi kryeministrin Hoti se NATO do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet e Kosovës, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për qytetarët e saj dhe të rajonit, si dhe mbështetjen për procesin e dialogut me Serbinë si mënyrë e vetme për të siguruar zgjidhje politike afatgjate.

    Ambasadori suedez qëndron në Devolli Corporation, viziton njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2023
    Tensionet në veri sidomos gjatë ditës së djeshme, vetëm sa kanë ndikuar që e tërë vëmendja të jetë tek kryetarët e komunave...
    Lajme30 Maj 2023
    Njësia Speciale e Kosovës mëngjesin e sotëm e ka zhvendosur nga objekti i komunës së Zubin Potokut flamurin e Republikës së Kosovës....
    Lajme30 Maj 2023
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas zhvillimeve të ditës së hënë në veri. Ajo tha se dhuna...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2023
    Misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar të martën Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar në veri. Komandanti...
    Lajme30 Maj 2023
    Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala. Rasti ndaj Shalës do të nisë...
    Lajme30 Maj 2023
    Protestuesit serbë kanë nisur të mblidhen para objekteve komunale në veri të Kosovës edhe të martën. Ata në këtë formë po kundërshtojnë...
    Lajme30 Maj 2023
    Shërbimi publik gjerman ka transmetuar një artikull për grupin e Veljko Belivuk nën titullin “Huliganë, klane droge dhe presidenti i Serbisë”. Në...
    Lajme30 Maj 2023
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, theksoi se BE-ja dënon fuqishëm “dhunën tronditëse në...
    Lajme30 Maj 2023
    Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës tensionet janë rritur ndjeshëm dhe frika e konfliktit të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.