Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti mohon se do t’i merren 10 milionë euro KEK-ut për Telekomin

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Qeveria e Kosovës do të ndajë 1.1 milion euro për ndërmarrjen “Trepça” që të tejkalojë situatën në të cilën gjendet.

    Kryeministri Avdulah Hoti theksoi se pas një takimi me bordin e kësaj ndërmarrjeje, janë dakorduar që për minatorët dhe ndërmarrjen “Trepça” do të mundësojë tejkalimin e krizës.

    Situata është e vështirë në “Trepçë”, sipas Hotit edhe për shkak të gjendjes së pandemisë, por ai ka fajësuar udhëheqësit e menaxhmenteve të kaluara në “Trepçë” për borxhet rreth 8 milionë euro.

    Teksa shtoi se është fakt i pamohueshëm se menaxhmenti nuk ka arritur ta menaxhojë situatën mirë.

    “Ne jemi dakorduar sot në takim me bordin e përkohshëm që të pranojmë shpejt nga bordi një plan të biznesit për të përmirësuar likuiditetin e kompanisë. Si dhe një plan afat gjatë për futjen investimeve nga jashtë. Kemi ndërmarrë hapat të menjëhershëm, qeveria do të ndajë 1.1 milionë euro për ndërmarrjen “Trepça” për të tejkaluar situatën nëpër të cilën po kalon. Bordi do të ofroj garancitë e veta përmes planit të biznesit që duhet të dorëzohet shpejt ën Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit për mënyrën e menaxhimit të kompanisë në të ardhmen”, tha Hoti.

    Kryeministri Hoti në konferencën për media premtoi se për disa ditë Qeveria do të dalë me një qëndrim edhe për tejkalimin e krizës edhe në Telekom.

    Ai ka mohuar pretendimet e sindikatës në KEK se qeveria planifikon t’i marrë dhjetë milionë euro nga KEK-u për t’ia dhënë Telekomit.

    “Edhe ajo kompani është në gjendje të vështirë sikur plotë kompani të tjera me nënshkrimin e kontratave të dëmshme për vite me radhë. Por tash duhet të përballojmë këtë situatë. Por, për disa ditë edhe për këtë çështje do të dalim me qëndrim… Absolutisht nuk është e vërtet. Mund të jenë bërë biseda poshtë e lartë nga grupacione të caktuara, por jemi këtu për të siguruar ligjshmërinë e çdo veprimi. Pra, nuk është e vërtet, as nuk është diskutuar dhe as nuk do të bëhet ai veprim”, theksoi ai.

    Ndërsa, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi premtoi se shumë shpejt do të bëjë publike të gjitha lejet dhe licencat mjedisore që ka lëshuar kjo ministri për kompaninë e shumë përfolur “Kelkos”.

    “Jam duke u përgatitur me i bërë publike të gjitha licencat që janë lëshuar mjedisore, ujore për kompaninë në fjalë (Kelkos) për me i bërë publike”, theksoi Kuqi.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar partinë në pushtet se në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin...
    Lajme22 Mars 2023
    Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Fatmir Humolli, është deklaruar lidhur uljen e tij ndaras nga Grupi i Parlamentar i  Lëvizjes Vetëvendosje. Humolli...
    Lajme22 Mars 2023
    Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin e shtetit portugez për Punë të Jashtme dhe Evropë, Tiago Antunes, me të cilën...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar pamjet që tregojnë momentin kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës....
    Vip22 Mars 2023
    Në mbrëmjen pas spektaklit, ku banorët dolën në oborr për të shijuar këngët që u luajtën nga dy Dj e njohur Pm...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Një oficer policie ka mbetur i plagosur gjatë ditës së sotme gjatë një bastisjeje nga forcat speciale të policisë (SEK) në ambientet...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Në operacionin anti-drogë të koduar “Harta”, në Shqipëri janë arrestuar 20 persona të dyshuar për shpërndarje të drogës, kryesisht afër shkollave të...
    Sport22 Mars 2023
    Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Tel Avivit për të zhvilluar ndeshjen e parë kualifikuese për "Euro 2024" ndaj Izraelit. Ndeshja...
    Bota/Rajoni22 Mars 2023
    Rusia do të mbetet gjithmonë e rëndësishme për Europën, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, duke thënë se të mendosh ndryshe ishte...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.