Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Hoti: Çështja e të pagjeturve, temë kryesore në dialogun në Bruksel

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po zotohet se çështja e personave të pagjetur është thelbësore në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, në marrëveshjen e Uashingtonit është përfshirë kjo çështje, e po ashtu edhe në dialogun në Bruksel. Për këtë, ai po zotohet se i kanë dhënë rëndësinë e duhur personave të cilët edhe pas dy dekadave, nuk dihet për fatin e tyre.

    Kështu është përgjigjur ai gjatë seancës plenare, i cili është pyetur nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli se a do të kushtëzojnë pjesëmarrjen e Kosovës në dialog, pas fshehjes së fakte lidhur me personat e pagjetur.

    “Pyetja ime është për Hotin, se në dritën e argumenteve të bëra në debate televizive në Serbi, se ekzistojnë 16 varreza masive të civilëve shqiptarë. A do ta kushtëzoni pjesëmarrjen e Kosovës në dialog, me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe me fillimin e hetimit zyrtarë nga ana e Serbisë për fshehjen e fakteve lidhur me personat e pagjetur?”, tha ajo.

    Kryeministri Avdullah Hoti tha se çështja e personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë shqetëson të gjithë, duke shtuar se po bëjnë përpjekjet maksimale që të bëjnë progres në zbardhjen e fatit të tyre.

    “Faktet e reja nga debatet televizive që nxjerrin në opinion që nxjerrin mundësinë e 16 varrezave masive me trupa shqiptarë në Serbi, e fuqizon edhe më shumë nevojën dhe përpjekjet për gjetjen e trupave të varrosur gjithandej në Serbi. Synimi im themelor është gjetja dhe riatdhesimi i trupave ende të pagjetur. Në funksion të këtij qëllimi të përbashkët, marrëveshja me Serbinë do të ketë në fokus këtë çështje. Edhe do të jetë çështja kryesore pa të cilën nuk mund të shkojmë përpara në përmbylljen e marrëveshjes me Serbinë”, ka deklaruar Hoti.

    Megjithatë, Pacolli vazhdoi me pyetjet e saj në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se shteti serb nuk ka për qëllim hetimet.

    “Z. Hoti ju nuk u përgjigjët. A do ta vazhdoni dialogun me Serbinë, apo do ta kushtëzoni atë deri në momentin kur shteti i Serbisë hapë hetimet, sepse ne vazhdojmë po flasim, por kemi faktet të cilat kanë dalur dhe kemi shtetin serb, i cili nuk ka për qëllim hetimet”, pyeti sërish Pacolli.

    Ndërsa, Hoti tha se përgjigje e tij janë edhe veprimet që po i ndërmerr Qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje.

    “Mendoj që përgjigjet po i japim të qarta me veprimet që po i bëjmë. Tu kisha lut. Në marrëveshjen e Uashingtonit, pikë e marrëveshjes edhe pse është për normalizim të marrëdhënieve ekonomike të dyja vendeve, është përfshirë edhe çështja e të pagjeturve. Në dialogun në Bruksel, temë kryesore, e para gjatë procesit të dialogut është çështja e të pagjeturve. Ne në këtë proces jemi duke dialoguar me partnerët tanë ndërkombëtarë për të adresuar këtë çështje. Unë besoj që i kemi dhënë rëndësinë e duhur kësaj çështje”, tha Hoti.

    Getinjo kërkon të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.H., i cili akuzohet për veprën penale “Ngacmimi Seksual”. Sipas një...
    Lajme31 Mars 2023
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar aktin e djegies së disa veturave të qytetarëve të nacionalitetit serb në veri...
    Lajme31 Mars 2023
    Gjykata Themelore e Ferizajt është zgjedhur si gjykata më transparente me publikun në Kosovë, për shkak të publikimit më të madh të...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Ditën e djeshme, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim delegacionin...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri ditën e sotme zyrat e “İYİ Parti” në Stamboll. Një nga plumbat ka...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka tronditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat vendase bëjnë me dije se thellësia e...
    Lajme31 Mars 2023
    Marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e datës 23 nëntor 2022 nuk ka një afat të caktuar apo datë skadence, tha zëdhënësi ipër...
    Lajme31 Mars 2023
    Të hënën në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëv të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi...
    Vip31 Mars 2023
    Fituesi i “Big Brother Canada”, Kevin Jacobs, është tejet aktiv në rrjete sociale, pasi fitoi një numër të madh ndjekësish në ‘Instagram’,...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.