Kryeministri Avdullah Hoti pati sot një bisedë të përzemërt telefonike me kancelarin austriak Sebastian Kurz, të cilit i shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme që Austria i kë dhënë vendit tonë.
Gjatë kësaj bisede, kryeministri Hoti e njoftoi kancelarin austriak për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, posaçërisht për menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit si pasojë e kësaj pandemie.
Hoti tha se Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar për ta përmbyllur me sukses procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike dhe, si përherë deri më tani, pret mbështetjen e plotë të kancelarit Kurz dhe të vendit të tij.
Në këtë kontekst, kryeministri Hoti i propozoi kancelarit Kurz krijimin e Forumit Ekonomik Austri-Kosovë me pjesëmarrjen e të dy kryeministrave.
Sa i përket dialogut me Serbinë, kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e gatshme që dialogu të vazhdojë, me qëllim që ndërmjet të dyja vendeve të arrihet një marrëveshje e përhershme paqeje e stabiliteti, që nënkupton edhe njohjen reciproke.
Ndërsa, kancelari Kurz ritheksoi gatishmërinë e vendit të tij për ta mbështetur edhe më tej Kosovën dhe të gjithë rajonin në procesin e integrimeve evropiane, duke theksuar se Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet ndër prioritet kryesore të politikës së jashtme austriake.

Të tjera
-
23:04 | 05 Korrik 2022
-
22:55 | 05 Korrik 2022
-
22:50 | 05 Korrik 2022
-
22:35 | 05 Korrik 2022
-
22:24 | 05 Korrik 2022
-
22:19 | 05 Korrik 2022
-
Bota/RajoniSerbia përfshihet nga një stuhi shiu22:07 | 05 Korrik 2022
-
22:02 | 05 Korrik 2022
-
21:55 | 05 Korrik 2022
-
21:52 | 05 Korrik 2022
-
21:51 | 05 Korrik 2022
-
21:47 | 05 Korrik 2022