×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ​Haziri: 2020-ta ka qenë viti më i rëndë në realizimin e të hyrave komunale

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se 2020-ta ishte viti më i rëndë sa i përket realizimit të të hyrave nga tatimet.

    Në takimin publik qytetarët, i cili për shkak të pandemisë është realizuar në formatin online, me mbështetjen e organizatës zvicerane DEMOS, Haziri tha se janë realizuar vetëm 63 për qind e të hyrave komunale.

    “Buxheti deri sot është shpenzuar 98 për qind, derisa të hyrat në këtë vit janë realizuar 63 për qind. Ka qenë viti më i rëndë dhe me i keq që e kemi kaluar dhe mezi po presim ta kalojmë këtë pandemi”, tha Haziri.

    Ai theksoi se në këtë aspekt ka ndikuar edhe lirimi i të gjithë qytetarëve nga pagesa e të gjitha qiratë komunale.

    Duke folur për 6-mujorin e dytë të punës, Haziri ka thënë se në përgjithësi janë përmbushur objektivat në realizimin e programeve në disa dikastere.

    Haziri tha se menaxhimi i mirë i pandemisë, e ka nxjerrë Gjilanin nga zona e kuqe në zonën e verdhë, për të shtuar se po punohet që të kalohet në zonën e gjelbër.

    “Lajmi më i fundit është që e kemi përmbyllur me sukses gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor, në kushte pandemie, ku shkollat tona kanë qenë shembulli më i mirë i parandalimit të përhapjes së COVID-19. Po ashtu, jemi duke punuar në 12 objekte shkollore në renovim, në kuadër të programit të efiçiencës së energjisë, derisa më 7 dhjetor kemi filluar me ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Arbëria”, tha Haziri.

    Në bujqësi, tha Haziri, është realizuar qind për qind programi për subvencionimit të fermerëve në mbjelljet vjeshtore.

    Kreu i Gjilanit theksoi, po ashtu, se DKRS e ka realizuar në kushte pandemie kalendarin kulturor, sportiv e të rinisë, duke thënë se përpos përgatitjeve për “Flakën e Janarit 2021”, kalendari kulturor po përmbyllet nesër me koncertin – homazh për 91 qytetarët që e kanë humbur betejën me COVID-19.

    Ndërkaq, për programin e infrastrukturës Haziri tha se është realizuar 93 për qind, ku vetëm dy rrugë janë në proces të ndërtimit.

    Ai konfirmoi se tashmë kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së përballe Spitalit Regjional, i cili pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.

    Në këtë takim publik, kreu i Gjilanit pohoi se kjo komunë është përfituesja më e madhe e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar, me mbështetjen e Komisionit Europian.

    Në takimin publik online përmes platformës së mundësuar nga DEMOS dhe e cila ka qenë e lidhur edhe faqen zyrtare të Komunës së rrjetin social Facebook, brenda një ore sa ka zgjatur debat, i është shfaqur më shumë se 3800 qytetarëve, ku prej tyre kanë adresuar kërkesa, pyetje e rekomandime direkte; Drita Maliqi, Lumnije Rudhani, Bekim Rexhepi, Arjeta Maka, Pajazit Veseli, Nexhat Buzuku, Elhami Shabani etj, të cilët kanë marrë përgjigje nga kryetari Haziri dhe drejtorët komunalë.

    Në fund, kryetari i Gjilanit u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, duke kërkuar që t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së pandemisë.

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Lajme28 Shtator 2023
    Në seancën e rigjykimit të enjten në Gjykatën Themelore në Pejë, Shaban Gogaj tha se për veprën e parë “Vrasje e rëndë”...
    Lajme28 Shtator 2023
    Anëtarja e Kryeisëë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar pasi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se KFOR’i duhet të marrë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me situatën në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë shqiptare...
    Të tjera
    Vip28 Shtator 2023
    Arbana Osmani kohët e fundit duket se ka filluar të përgatitet për sezonin e ri të “Big Brother”. Por ky vit do...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Edi Rama ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat ku është shprehur se Bashkimi Evropian duhet të dalë...
    Lajme28 Shtator 2023
    Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Kuvendin e Kosovës duhet të miratohet një Rezolutë që dënon terrorizmin...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryeministri Albin Kurti është deklaruar rreth ngjarjes së të dielës ku mbeti i vrarë një rreshter policor, pas sulmit ngas grupi terrorist...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2023
    Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut po teston dronët nënujorë dhe inteligjencën artificiale për përdorim të mundshëm gjatë operacioneve detare, sipas...
    Lajme28 Shtator 2023
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dënuar sulmet e së dielës ndaj Policisë së Kosovës, nga një grup terrorist...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.