Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haxhiu pyet Aliun nëse u janë nënshtruar presionit ndërkombëtarëve

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka deklaruar se ata që kanë kundërshtuar shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, sot po paraqiten mbrojtës të saj.

    Ai gjatë diskutimit për projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, ka lëshuar deklaratën e presidentit aktual Hashim Thaçi, gjatë shpalljes së Pavarësisë në vitin 2008.

    Haxhiu: Në preambulën e shpalljes së pavarësisë vlerësohet sakrifica e popullit shqiptar

    “Për vëmendjen e juaj, se disa më duket se kanë harruar kur është shpallur pavarësia çfarë është lexuar në të. Po ua kujtoj veç pak…Pra të nderuar kolegë deputetë, në preambulën e parë të shpalljes së pavarësisë vlerësohet sakrifica e popullit shqiptar, gjeneratë pas gjenerate deri në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do të kishte UÇK edhe pa kontributin e shumë e shumë luftëtarëve të lirisë, të burgosurve politikë, të Shaban Polluzhës, e Azem Bejtës e të rilindësve deri në shpalljen e pavarësisë”, ka deklaruar ai.

    Haxhiu tha se është domosdoshmëri e kohës miratimi i këtij projektligji, meqë sipas tij duhet të mbrohen këto vlera nga ata që po akuzojnë UÇK-në.

    Ai ka kërkuar që të mbrohen të gjithë veteranët e invalidët të cilët jetojnë, meqë sipas tij nuk janë të mirë vetëm ata që kanë vdekur.

    Për këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu.

    Aliu: Vlerë ka prodhuar dëshmori dhe e ka përmbyllen jetën e tij


    “Këto shprehjet raciste që kanë qarkulluar kudo në botë, që një indian i mirë është vetëm indiani i vdekur, dhe se shqiptari i mirë është shqiptar i vdekur, ne i dimë ato. Por një gjë mundemi ta themi, vlerë ka prodhuar dëshmori dhe e ka përmbyllur jetën e tij. Veterani është individ, vlerë është lufta e tij, po ai në vetvete si veteran nuk është, lufta e tij po. Dhe kjo është bukur substanciale, se kur ta qet edhe sanksionimin i bien që cilin do veteran po e mos e respektove bone shkelje të cilat mund të jenë të dënueshme
    ”, ka shtuar Aliu.

    Sërish ka reaguar Haxhiu duke e pyetur Aliun se çfarë ka ndodhur që i kanë ndërruar mendimet për këtë projektligj.

    Haxhiu: A i jeni nënshtruar presionit të ndërkombëtarëve?

    “Sinqerisht prej teje Liburn nuk pres qasje të tillë me thanë që vlerë është lufta e veteranit, por jo edhe veterani. Çka po doni me nda, shpirtin e veteranit prej qenies së tij? Po doni me nda idealin e veteranit prej luftës së tij. Nëse në komision keni qenë unik gjithë anëtarët e gjitha partive e keni përkrahur si nismë ligjore, trego çka ka ndryshuar prej komisionit në seancë. A i jeni nënshtruar ndonjë presioni ndërkombëtarë apo keni qef me ju hi ndërkombëtarëve në hatër a çka është problemi?”, ka deklaruar Haxhiu.

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2023
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexha, ka thënë se nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon Presidenten për shkak të ankesës së ish-deputetit të minoriteteve, Veton...
    Lajme29 Mars 2023
    Mot stabil ditëve të ardhshme dhe rritje e temperaturave.  Në fundjavë ndryshueshëm, priten edhe rrebeshe shiu me bubullima. 29.03.2023 – Mot më...
    Lajme29 Mars 2023
    Ministri i Qeverisë Kurti, Hajrulla Çeku derisa foli për aneksin e zbatimit të marrëveshjes me Serbinë, tha se edhe mund të bëhet...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2023
    Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë janë të nivelit evropian. Kryeziu, në Rubikon në Klan...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Kavajës, ku mbetën të vdekur dy 43-vjeçarët Edmond Gosa alias Armand...
    Lajme29 Mars 2023
    Kryeministri Kurti në emisionin Debat Plus ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Ndryshimin dhe...
    Sport29 Mars 2023
    I ftuar sonte në emisionin Pressing në Televizionin T7 është Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Ndër tjera,...
    Bota/Rajoni29 Mars 2023
    Ashtu edhe siç ishin pritshmëritë, makina e parë elektrike turke pritet të jetë një sukses i vërtetë dhe këtë e tregojnë dhe...
    Kronika29 Mars 2023
    Një 66-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij pa shenja jete në shtëpi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prizren. Rastin e...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.