×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj-Stublla në Uashington: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues

    FrontOnline
    19 Gusht 2020

    Shefja e diplomacisë kosovare Meliza Haradinaj-Stublla, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në SHBA, është takuar sot në Uashington me James Carafano, zëvendës presidentin e “Heritage Foundation”, një prej institucioneve më prestigjioze për politikat demokratike e shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në rajon, veçanërisht për dinamikat rreth dialogut Kosovë-Serbi, për të cilin ministrja Haradinaj-Stublla tha se ky proces duhet të përmbyllet me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

    Duke shprehur falënderime të përzemërta këtij fondacioni për qëndrimin që ka mbajtur ndaj pavarësisë së Kosovës dhe proceseve në vijim në forcim të subjektivitetit ndërkombëtar, Haradinaj-Stublla kujtoi edhe mbështetjen e dhënë për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

    “Shpreha falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme që ‘Heritage Foundation’ ka dhënë në avancimin e prioriteteve politike të Kosovës dhe posaçërisht në mbështetjen e dhënë në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri”, tha Haradinaj Stublla.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Ka përfunduar aksioni policor në 21 lokacione në Mitrovicë. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon...
    Lajme19 Mars 2025
    Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish presidentit të Koosvës, Hashim Thaçi. Në...
    Lajme19 Mars 2025
    Një aksion i policisë ka nisur mëngjesin e sotëm në veri dhe jug të Mitrovicës, kundër krimit të organizuar. Lidhur me rastin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Autoritetet turke zhvilluan mëngjesin e kësaj të mërkure një operacion të madh policor, i cili përfshiu rreth 3,000 forca të rendit dhe...
    Lajme19 Mars 2025
    Analisti politik, Arbnor Sadiku për FrontOnline ka folur për vizitën dhe mesazhet e  Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun...
    Kronika19 Mars 2025
    Një 47-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë. I dyshuari me iniciale B.S., po kërkohej për veprën penale “vjedhje e rëndë”. “Hetuesit e Sektorit...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Gjykata e B-H lëshoi ​​një urdhër-arrest kundër Dodikut, Vishkoviqit dhe Stevandiqit, që i kanë hedhur poshtë kërkesat për përgjegjësi. Çfarë pritet tani?...
    Kronika19 Mars 2025
    Katër persona janë arrestuar në Vushtrri pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete. Policia bën të ditur se...
    Lajme19 Mars 2025
    Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, u varros dje në fshatin e tij të lindje në Burojë të Skenderajt....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.