×
  • Kronika
  • Kronika

    ​Hapet fushata për parandalimin e aksidenteve, bie numri i viktimave në trafik

    FrontOnline
    09 Nëntor 2020

    Ministria e Infrastrukturës ka hapur fushatën e aktiviteteve javore për shënimin e Ditës Botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.

    Në kuadër të kësaj fushate do të ketë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi theksoi se është një aktivitet që ka karakter ndërkombëtar i cili ka për qëllim vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik me qëllim të parandalimit të aksidenteve me viktima në trafik.

    “Me aktivitete të tilla, me pamje që janë të tmerrshme që iu kanë kushtuar me jetë njerëzve, do të ndikojnë që të ketë më shumë siguri në rrugë, më shumë vetëdije, më shumë vëmendje për respektimin e rregullave të trafikut rrugor. Edhe ditëve të tjera do të ketë aktivitete gjithmonë në përkujtim të këtyre viktimave, duke parandaluar dhe minimizuar viktimat në trafikun rrugor”, theksoi Abrashi.

    Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, pohoi se policia mbështet fuqishëm aktivitetet e fushatës për parandalimin e aksidenteve në trafik. Teksa tha se këtë vit ka numër më të vogël të aksidenteve, krahasuara me vitin e kaluar dhe ulje graduale të viktimave në trafik.

    “Këtë vit e karakterizon me rënie të numrit të aksidenteve në përgjithësi, por edhe rënia e numrit të aksidenteve me personat që kanë humbur jetën, me personat e të lënduar dhe aksidentet në përgjithësi. Që nga viti 2009 e deri 2019, kemi një rënie graduale të numrit të aksidenteve me perona të vdekur, diku 63 persona më pak. Por, edhe viti 2019, krahasuar me vitin 2018, ka një rënie të aksidenteve përfshirë edhe personat e vdekur”, tha Rexhepi.

    Në anën tjetër, Muhamet Krasniqi nga Kolegji “Tempulli”, duke treguar për numrin e madh të viktimave në botë që humbin jetën në trafik, tha se edhe Kosova është pjesë e kësaj dukurie. Prandaj, ka theksuar se janë organizuar disa aktivitetet për parandalimin e aksidenteve me moton “Mbështet, vepro”.

    “Brenda një minute në glob vdesin nga një person si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor, ndërsa, 3700 i kemi të vdekur në mbarë globin si pasojë e aksidenteve në trafikun rrugor. Pikërisht këto aktivitete organizohen me qëllim që të kthejmë kokën nga kjo dukuri e cila merr jetën e qytetarëve edhe në Republikën e Kosovës. Pra, motoja sivjet është “Mbështet, vepro””, theksoi Krasniqi.

    Në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shënuar këtë Ditë ndërkombëtare, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur një automjet të aksidentuar me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që mos të jenë pjesë e statistikave në aksidente.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një çift ka raportuar në polici se djali i tyre ka ushtruar dhunë psiqike. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së mërkurës...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale në vazhdimësi e kishte ngacmuar një grua. I njëjti...
    Kronika28 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti me qëllim të përfitimit të një kredi në një bankë komerciale, kishte...
    Të tjera
    Lajme29 Nëntor 2024
    Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi ka folur për “Front Online” lidhur me rastet e vdekjes të punëtorëve. “Deri me tani për...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Njohës të fushës së sigurisë, shqiptarë dhe serbë, kanë mendime krejtësisht të kundërta sa u përket nënstacioneve policore që Kosova ka nisur...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Një punëtor i moshës 25 vjeçare, të dielën ka gjetur vdekjen në vendin e tij të punës, pasi është goditur nga një...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, porositi që draft- satuti i Asociacionit të dërgohet në Kushtetuese. “Është drafti...
    Lajme29 Nëntor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të ngritur nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.