[wp-story]

Lajme

​Gucati: Dialogu, koha e fundit për t’u përfunduar

​Gucati: Dialogu, koha e fundit për t’u përfunduar
00:26 | 20 Qershor 2020

Kryetari i organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se pengesat e vazhdueshme të Serbisë në shtetndërtimin e Kosovës i kanë tejkaluar caqet e çdo durimi të mundëshëm, prandaj e vetmja rrugë për tejkalimin e kësaj krize para eksplodimit është zgjedhja përfundimtare e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Gucati ka shkruar se secila Qeveri e Kosovës deri më tani, dialogun me Serbinë̈ e ka neglizhuar dhe bisedimet Kosovë-Serbi kanë qenë të dështuara. Kurse, sipas tij, kësaj radhe, Qeveria Hoti e ka rastin dhe shansin e madhe historike për t’i dhënë fund dialogut Kosovë-Serbi, temës më të ndjeshme dhe më më peshë pas shpalljes së Pavarësisë̈ së Kosovës.

Ai duke numruar dëmet që janë shkaktuar si shkak i mos suksesit të dialogut me Serbinë, ka thënë se padrejtësitë që i janë bërë Kosovës nga viti 2000 e gjërë më sot e kanë plagosur rëndë progresin e Kosovës dhe këto plagë kërkojnë shërim.

Opinioni i plotë i Gucatit:

Pas dhënies së mendimit këshilldhënës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) rreth aktit të shpalljës së pavarësisë së Kosovës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 9 shtator 2010, miratoi rezolutën e sponsorizuar nga 27 vendet e atëhershme të Bashkimit Evropian dhe Serbisë, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut Kosovë – Serbi, të lehtësuar nga BE. Kjo rezolutë, u miratu me konsensus nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Dialogu me Serbinë është karakterizuar nga ndërprerje dhe vonesa të kohë pas kohëshme, si pasojë e tensioneve, qoftë të brendshme apo edhe ndërmjet dy vendeve. Në veçanti, zgjedhjet nacionale në të dy vendet gjatë vitit 2014, shkaktuan vonesa të mëdha në zhvillimin e dialogut. Së fundmi, dialogu ishte pezulluar me anë të një rezolute të Kuvendit të Kosovës në mars të vitit 2017, pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë. Që të mos zgjatemi me historikun e bisedimeve, secila Qeveri e Kosovës gjërë më tani, dialogun më Serbinë e ka neglizhuar dhe bisedimet Kosovë-Serbi kanë qenë të dështuara. Këtë radhë, Qeveria Hoti e ka rastin dhe shansen e madhe historike për ti dhënë fund dialogut Kosovë-Serbi, temës më të ndieshme dhe më më peshë pas shpalljës së Pavarsisë së Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi siç dihet ishte proces i dështuar dhe i pa suksesëshëm. Pos kësaj stërzgjatja e tij nga paaftësitë tona dhe presioni i madh i Rusisë e Serbisë për të përfituar në kohë që ky proces mos të zgjidhet shpejt, solli pasoja të mëdha në zhvillimin e vendit, por edhe krijoj defekte që janë të vështira për tu riparuar. Shumë kush edhe mund të pyes, cilat janë këto defekte. Së pari po e përmendi, eksterritorialitetin, që është brengë dhe plagë e jona që e pengon procesin zhvillimor të vendit, së dyti, fusnota e cila në një mënyrë a në tjetrën e defaktorizon shtetësinë e Kosovës. Fusnota është një hallkë që e lidhë Kosovën dhe Serbinë në një varg procesesh zyrtare. U bënë 20 vite që Serbia i mbanë pengë mbi 1500 përsona shqiptarë të Kosovës të cilët konsoderohen të zhdukur. Pothuajse akush në Serbi nuk është dënuar për krimet e kryera në Kosovë. Për hatër të minoritetit serb që është minoriteti më i privilegjuar në botë, serbët i përdorin dy parë tabela për veturat e tyre. Disa sektore shtetrore nëpër enklava (vende ku minoriteti serb është shumicë), nuk i zbatojnë ligjet e Kosovës, këtu bënë pjesë një sektor i arsimit, shëndetësisë etj. Deri më tani, janë arritur mbi 32 marrëveshje në nivelin teknik dhe politik mes Kosovës dhe Serbisë, shumica prej këtyre marrëveshjeve kanë adresuar çështje me rëndësi për jetën e qytetarëve, por që, pothuajse asnjëra nuk ka gjetë zbatueshmeri nga Serbia, edhe ndonjë marrveshje që ka gjetë zbatueshmeri, është zbatuar njëanshëm. Për këtë arsye formati i bisedimeve kësaj radhe duhet ta merr formën përfundimtare duke i dhënë fund dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjën e një marrveshjeje finale ku Kosova nuk do të dëmtohet siç ka ndodhur në bisedimet e më hershme Kosovë Serbi. Si pasojë e kësaj, Kosova ende nuk e ka të shtrirë sovranitetin në të gjithë territorin e vet. Minoritetit serb i mungon transparenca dhe llogaridhënia për shkak të instrumentalizimit të tij nga pushteti i Beogradit. Që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, Serbia në vazhdimësi është angazhuar në mënyrë aktive për të penguar forcimin e brendshëm dhe konsolidimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në të njejtën kohë, Serbia ka vazhduar të lobojë dhe pengojë konsolidimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Me një fjalë bisedimet dhe marrëveshjet e deri tanishme Kosovë-Serbi nuk kanë asgjë të definuar përveç se, pakicës serbe i kanë dhënë të drejta që e diskriminon shumicën shqiptare. Shkëmbimi territorial në dëm të Kosovës, lënë probleme të hapura të natyrave të armatosura dhe hapë probleme që më vështërsi mund të hyjnë në binarë. Dialogu gjatë qeverisë Thaçi II (2011-2014), arriti një marrëveshje në Bruksel e cila gjithashtu precizon se “do të ketë një komandant regjional të policisë për katër komunat me shumicë serbe, i cili do të jetë i nacionalitetit serb, si dhe parimet e përgjithshme për integrimin e autoriteteve gjyqësore paralele në kuadër të kornizës së sistemit juridik të Republikës së Kosovës”. Kurse Dialogu gjatë qeverisë Mustafa (2014-2017), në përgjithësi pësoi goditje të mëdha veçanërisht me angazhimin e diplomacisë serbe kundër njohjes së shtetit të Kosovës apo anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare si UNESCO dhe INTERPOL, si dhe murin e ndërtuar në urën e Mitrovicës në një kohë kur pritej, hapja e kësaj ure. Me vonë më vendimin e Qeverisë së Kosovës më 12 janar 2018 në bazë të kërkesës së BE-së, Kryeministri Haradinaj emëroi shefin e stafit të tij z.Avni Arifi si shef të negociatave me Serbinë. Në këtë kohë, Kryeministri Haradinaj në një mbledhje të Qeverisë argumetoi se “dialogu politik përfaqësohet nga Presidenti Hashim Thaçi, ndërsa shefi i negociatave do të jetë në gjendje të përcjell rrjedhën e vendimmarrjeve në politë. Poashtu në këtë periudhë, më 15 janar 2018, BE ftoi palët për të vazhduar dialogun teknik dhe për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Ndërsa pala kosovare filloi takimet me zyrtarët e lartë, në po të njëjtën ditë, në Mitrovicë të veriut u vra liderit serb i partisë SDP, Oliver Ivanoviq.Për këtë arsyje pala serbe u tërhoq nga bisedimet duke kërcënuar me moskthim në dialog deri në zbardhjen e kësaj vrasjeje. Me këtë dua të them se Kosova ende mbetet vendi i vetëm i Ballkanit perëndimor pa një të ardhme të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Europian, por edhe të pavarsimit të plotë nga Serbia. Për më tepër, mundësia e ricaktimit të kufijëve sipas disa shteteve të rajonit, mund të ketë pasoja negative për stabilitetin e rajonit, meqë kërkesa të ngjashme mund të vijnë nga Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia apo Mali i Zi. Përderisa Marrëveshja e Brukselit është mjaft teknike në esencë, plani i Ahtisarit e sheh të ardhmen e Kosovës si një shoqëri multietnike, e qeverisur në mënyrë demokratike dhe në respektim të plotë të sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Megjithatë, asnjëri prej këtyre dy dokumenteve-të paktën deri më sot-nuk janë zbatuar në praktikë. Kosova edhe pse është më një popullsi shumicë mbi 90% shqiptarë, në bisedime është konsideruar si vend multietnik. Padrejtësitë që i janë bërë Kosovës nga viti 2000 e gjërë më sot e kanë plagosur rëndë progresin e Kosovës. Këto plagë kërkojnë shërim. Për shumë kënd, dialogu ka qenë më shumë një dialog i elitave sesa një proces që i adreson nevojat e qytetarëve dhe realitetin etyre. Për momentin, është vështirë të arrihet një konsensus në Kosovë për t’i dhënë pakicës serbe më shumë se sa parashikon plani i Ahtisarit, teksa në të njëjtën kohë, është më se e pamundshme që shumica e serbëve ta mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Problemet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur shumë, pengesat e vazhdueshme të Serbisë në shtetndërtimin e Kosovës i kanë tejkaluar caqet e ç’do durimi të mundëshëm, prandaj e vetmja rrugë për tejkalimin e kësaj krize para eksplodimit është zgjedhja përfundimtare e bisedimeve Kosovë-Serbi.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera