Kryetari i Gjykatës së Apelit Hasan Shala ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka diskutuar lidhur me gjendjen e sistemit gjyqësor, me theks të veçantë në zhvillimet që po e përcjellin Gjykatën e Apelit.
Shala tha se Gjykata e Apelit, me gjithë numrin e pamjaftueshëm të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, po punon në maksimum që t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë institucionale.
Ai theksoi se me gjithë vështirësitë e punës gjatë masave pandemike, Gjykata e Apelit ka arritur që përpos rasteve urgjente, të zgjidhë një numër të konsiderueshëm të lëndëve të rregullta.
Në takim u bisedua edhe për nevojën për reforma të vazhdueshme në infrastrukturën ligjore dhe institucionale, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies si dhe rritjen e performancës, si parakusht për rritje të besimit publik.
Temë diskutimi ishte edhe mënyra e funksionimit të Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë.

Të tjera
-
23:05 | 30 Qershor 2022
-
22:54 | 30 Qershor 2022
-
22:45 | 30 Qershor 2022
-
Bota/RajoniLajmi i fundit: Kamberi rizgjidhet deputet22:26 | 30 Qershor 2022
-
22:18 | 30 Qershor 2022
-
22:03 | 30 Qershor 2022
-
21:50 | 30 Qershor 2022
-
21:49 | 30 Qershor 2022
-
21:45 | 30 Qershor 2022
-
21:43 | 30 Qershor 2022
-
21:40 | 30 Qershor 2022
-
Bota/RajoniUkraina shpall sanksione kundër Sirisë21:33 | 30 Qershor 2022