Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se gazetari Asllan Bajrami iu është bashkuar PDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes.
“Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht.”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj tutje ka thënë se sot, Asllani iu bashkangjit platformës së PDK-së për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, “sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare!”, ka shkruar Hoxhaj.
Lexoni të plotë statusin në Facebook:
Asllan Bajrami i bashkohet partisë së Rimëkëmbjes!
Asllan Bajrami është gazetar shumëvjeçar, korrespondent nga Tirana, zërin dhe raportet e të cilit i kemi parë e dëgjuar për 20 vjet rresht. Të gjithë ne që kujtojmë periudhën e luftës, e dimë se Asllan Bajrami raportoi me mijëra orë lajme për luftën, masakrat dhe të vërtetën e UÇK-së, nga RTSH në Tiranë. Sot, Asllani iu bashkangjit platformës tonë për rimëkëmbjen e shtetit, për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë e të sundimit të ligjit, sepse e di që PDK është e vetmja parti që ka kontribuar në shtetndërim dhe në ruajtjen e vlerave kombëtare! Mirë se vjen Asllan! #PDK #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër

Të tjera
-
21:31 | 13 Janar 2021
-
21:23 | 13 Janar 2021
-
21:22 | 13 Janar 2021
-
21:11 | 13 Janar 2021
-
Vip/KulturaLearta tregon se për çka e ka marrë malli21:07 | 13 Janar 2021
-
21:06 | 13 Janar 2021
-
20:55 | 13 Janar 2021
-
20:52 | 13 Janar 2021
-
20:47 | 13 Janar 2021
-
20:38 | 13 Janar 2021
-
20:34 | 13 Janar 2021
-
20:26 | 13 Janar 2021