Gjuha:
×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Fshati kinez në karantinë për shkak të murtajës

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Autoritetet lokale në rajonin e Mongolisë së brendshme të Kinës kanë vendosur një fshat në karantinë, pasi një fshatar vdiq nga murtaja, thanë autoritetet lokale shëndetësore.

    Rastet e murtajës në Kinë nuk janë të rralla, por sëmundja po bëhet më e rrallë. Nga 2009 deri në 2018, Kina raportoi 26 raste të murtajës dhe 11 vdekje.

    Autoritetet e qytetit Baotou kanë izoluar fshatin ku jetonte pacienti dhe karantinoi kontaktet e tij të ngushta, të cilët aktualisht janë negativë për testet për sëmundjen dhe po marrin ilaçe në mënyrë parandaluese, tha komisioni shëndetësor i qytetit në faqen e tij të internetit.

    Qyteti gjithashtu ka shpallur nivelin e dytë të rrezikut nga të katër të mundshëm në rast të një murtaje deri në fund të vitit në rrethin ku ndodhet fshati.

    Autoritetet thanë që pacienti kishte një “murtajë të zorrëve”, simptomat e së cilës përfshinin diarre, dhimbje të forta barku dhe ethe.

    Murtaja ose vdekja e zezë, siç njihet ndryshe, është një sëmundje vdekjeprurëse e cila shkaktohet nga bakteri Yersina pestis dhe bartet nga pleshtat që mbijetojnë në trupin e minjve dhe në prani kalojnë edhe te njeriu. Në të kaluarën ajo ka shkaktuar vdekje të shumta në të gjithë Evropën për shekuj me radhë.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2023
    Sindikatat dhe qytetarët në Francë kanë njoftuar përshkallëzimin e protestave pas një vendimi për të rritur moshën e pensionit nga 62 në...
    Bota/Rajoni25 Mars 2023
    Një adoleshente, e cila u dogj e gjallë nga ish-partneri, dha frymën e fundit në spitalin ku po kurohej, pas pesë ditësh...
    Bota/Rajoni25 Mars 2023
    Një burrë në Gjermani ka plagosur rëndë një vajzë 17-vjeçare me sëpatë pasi kërcënoi pasagjerët në një tren, tha policia. Në qytetin...
    Të tjera
    Vip25 Mars 2023
    Vitin 2017, Luiz Ejlli dhe Rezarta Smaja morën pjesë në Festival me këngën ‘Ra një yll’ me tekst nga Agim Doçi. Ajo...
    Lajme25 Mars 2023
    Ikja e profesionistëve shëndetësor, inflacioni shumë i lartë e ndërprerja e investimeve kapitale, janë disa nga dështimet që i përmendin Partia Demokratike...
    Kronika25 Mars 2023
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kishte vjedhur 63 drita solare në lagjen Jusuf Gërvalla në Prishtinë. Rastin në...
    Kronika25 Mars 2023
    Një person është arrestuar pasi ishte i kërkuar nga Policia e Kosovës për ngacmim. Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e...
    Kronika25 Mars 2023
    Një femër në Lipjan ka njoftuar në Polici së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E, njëjta pas sulmit ka pranuar...
    Bota/Rajoni25 Mars 2023
    Një burrë në Gjermani ka plagosur rëndë një vajzë 17-vjeçare me sëpatë pasi kërcënoi pasagjerët në një tren, tha policia. Në qytetin...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.