×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Franca: Helmimi i Navalnyt, një akt kriminal

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Franca dënoi sot aktin kriminal të kryer kundër opozitarit rus, Alexei Navalny, viktimë e një helmimi, sipas Gjermanisë, dhe u kërkoi autoriteteve ruse një hetim të shpejtë dhe transparent, theksoi Quai d’Orsay nga Ministria e Punëve të Jashtme.

    “Franca shpreh shqetësimin e thellë para këtij akti kriminal të kryer kundër një aktori të madh të jetës politike ruse”, deklaroi në një komunikatë ministria duke e gjykuar thelbësore që autoritetet ruse të iniciojnë një hetim të shpejtë dhe transparent, i cili do të lejojë të përcaktohen rrethanat në të cilat është kryer ky akt.

    Parisi zyrtar thotë se përgjegjësit e këtij akti duhet të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë dhe përsëriti vullnetin për t’i dhënë opozitarit si dhe të afërmve të tij mbështetje në këto rrethana të vështira.

    Pak më parë, Kremlini i konsideroi të nxituara përfundimet e mjekëve gjermanë që arritën në përfundimin se Alexei Navalny ishte helmuar.

    Opozitari vazhdon edhe sot të mbahet në koma artificiale, në një gjendje të rëndë, edhe pse jeta e tij nuk është në rrezik./atsh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Dy avionë ushtarakë rusë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze të premten, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes e Finlandës....
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit. Policia e Hamburgut...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Sali Berisha i PD-së denoncoi me emra deputetët e mazhorancës, që sipas tij, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit u zgjodhën nga...
    Të tjera
    Lajme23 Maj 2025
    Haki Abazi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti, po insiston në votim të fshehtë...
    Lajme23 Maj 2025
    Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar rreth asistentëve personal të angazhuar nga deputetët. Cakolli në postimin e tij e ka lidhur këtë...
    Bota/Rajoni23 Maj 2025
    Policia në Hamburg ka reaguar ndaj raportimeve për një sulm me thikë në stacionin kryesor të trenit të qytetit. Policia e Hamburgut...
    Lajme23 Maj 2025
    “Kanë ndodhur disa provokime”, Policia reagon për të shpjeguar pse ndërhyri në defilimin e maturantëve në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës,...
    Lajme23 Maj 2025
    Njësia Rajonale e Trafikut në Prishtinë ka ndërmarrë veprime të menjëhershme pas publikimit të një videoje shqetësuese në të cilën shihej një...
    Lajme23 Maj 2025
    Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se bashkë me përfaqësues të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave kanë diskutuar për pretendimet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.