[wp-story]

Lajme

​Fillon interpelanca e kryeministrit Hoti në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion

​Fillon interpelanca e kryeministrit Hoti në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion
15:42 | 13 Nëntor 2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot, pasi kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë para tyre në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.

Në interpelancën që është thirrur me kërkesë të Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po marrin pjesë kolegët e tyre nga PDK-ja. Ndërkaq në sallën plenare janë 61 deputetë nga grupet tjera parlamentare.

Kryeministri Hoti muajin e kaluar shfuqizoi Task-forcën antikorrupsion në Policinë e Kosovës, pasi sipas tij ishte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit./E.Zeqiri

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera