×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Erdogan: Njohja amerikane e gjenocidit armen me ndikim shkatërrues në raportet me SHBA

    FrontOnline
    26 Prill 2021

    Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot se njohja e gjenocidit armen nga kolegu i tij amerikan Joseph Biden, të cilën ai e quajti “të pabazuar”, do të ketë një “ndikim shkatërrues” në marrëdhëniet turko-amerikane.

    “Presidenti amerikan bëri deklarata të pabazuara, të padrejta dhe në kundërshtim me realitetin,” kur pranoi gjenocidin armen të shtunën”, u tha Erdogan gazetarëve pas takimit të Qeverisë në Ankara.

    Në përvjetorin e masakrës së armenëve dje, Biden shkroi në një deklaratë se “Amerikanët gjithmonë u japin nderim armenëve që vdiqën në gjenocidin që filloi 106 vjet më parë”.

    “Ne mendojmë se ato fjalë u përfshinë në deklaratë pas presionit të grupeve radikale armene dhe qarqeve antiturke. Por kjo nuk ndryshon asgjë në ndikimin shkatërrues të këtyre fjalëve në marrëdhëniet midis dy vendeve”, tha Erdogan.

    Biden ishte presidenti i parë amerikan që e quajti “gjenocid” vrasjen e 1.5 milionë armenë gjatë Perandorisë Osmane në vitin 1915. Deklarata e tij provokoi zemërimin e Turqisë.

    Masakra e armenëve që nga viti 1915 është njohur nga më shumë se njëzet vende dhe historianë të shumtë si gjenocid, por Turqia e kundërshton fuqimisht këtë.

    Deklarata e Biden u dënua menjëherë nga zyrtarët turq, të cilët pretenduan se nuk kishte asnjë bazë ligjore ose historike për përdorimin e fjalës gjenocid. Ata theksuan se si turqit ashtu edhe armenët u vranë gjatë luftës.

    Historianët vlerësojnë se 1.5 milionë armenë u vranë në Perandorinë Osmane gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore, të cilën ekspertët e konsiderojnë gjenocidin e parë të shekullit 20.

    Trashëgimtari i perandorisë, Republika Turke, e shpallur në vitin 1923, mohon se ishte gjenocid, por që ata ishin viktima të luftës civile dhe trazirave gjatë rënies së Perandorisë Osmane, numri i të cilave ishte i ekzagjeruar dhe se vdekjet ishin në të dy palët.

    “Akuzat për gjenocid janë aq të ndjeshme sa nuk mund të përdoren për qëllime politike,” shtoi Erdogan.

    Me gjithë kritikat, Erdogan tha se ishte “i sigurt” se takimi i tij i planifikuar me Biden në qershor në periferi të samitit të NATO-s në Bruksel do të ofronte një mundësi për të ulur tensionet midis dy vendeve.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Në qytetin Los Anxhelos vazhdojnë përpjekjet e ndihmave masive për dhjetëra mijëra banorë që kanë humbur shtëpitë e tyre ose janë evakuuar...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sapo ka publikuar Anketën Kombëtare për Shqipërinë, ku spikat një mbështetje e lartë e qytetarëve për SPAK-un, i...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.