Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha sonte se “është hapur mundësia” e heqjes së sanksioneve të SHBA-së ndaj Iranit, në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Hassan Rouhani.
“Shpresojmë që administrata e re e SHBA-së do të jetë në gjendje të heqë dorë nga sanksionet e njëanshme mbi Iranin… Deklaratat e fundit kanë hapur mundësinë për këtë,” tha Erdogan pas bisedimeve me homologun e tij iranian.
Presidenti i Turqisë tha se marrëveshja ndërkombëtare për programin bërthamor të Iranit duhet të “riaktivizohet”.
Rouhani, nga ana e tij, tha se heqja e sanksioneve ishte një “kërkesë ligjore dhe logjike” dhe shtoi se Irani do të kthehej në detyrimet e tij sipas marrëveshjes pas heqjes së sanksioneve të SHBA-së.
Marrëveshja për programin bërthamor të Iranit, e quajtur zyrtarisht Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA), u nënshkrua në korrik 2015 në Vjenë nga Irani dhe “Grupi 5 Plus 1”, i cili përbëhej nga pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SHBA) dhe Gjermania, si nënshkruese në emër të BE-së.
Në vitin 2018, Shtetet e Bashkuara, me vendimin e ish-presidentit Donald Trump, braktisën në mënyrë të njëanshme marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare, e cila angazhoi Iranin të kufizonte pasurimin e uraniumit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.
Pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara, Irani filloi të neglizhojë detyrimet e tij në bazë të asaj marrëveshje.

Të tjera
-
22:54 | 17 Prill 2021
-
22:41 | 17 Prill 2021
-
22:36 | 17 Prill 2021
-
Bota/RajoniRama thotë se e ka parë hartën me kufijtë e…22:32 | 17 Prill 2021
-
22:27 | 17 Prill 2021
-
22:24 | 17 Prill 2021
-
22:12 | 17 Prill 2021
-
Bota/RajoniMerkel: Situata është shumë serioze22:04 | 17 Prill 2021
-
21:55 | 17 Prill 2021
-
21:39 | 17 Prill 2021
-
21:37 | 17 Prill 2021
-
21:33 | 17 Prill 2021