[wp-story]

Lajme

​Enver Hoxhaj viziton familjen e Kadri Veselit

​Enver Hoxhaj viziton familjen e Kadri Veselit
18:50 | 31 Dhjetor 2020

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot familjen e Kadri Veselit.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se vitin 2020 nuk mund ta përmbyllë pa e vizituar familjen e kryetarit Veseli.

“Një baba krenar dhe shqiptar i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë:

Vitin 2020 nuk mund ta përmbyllja pa vizituar familjen e kryetarit Kadri Veseli. Bashkë me Xhavit Halitin dhe Fatmir Xhelilin u pritëm në konakun e babait të kryetarit, Fazli Veseli dhe vëllait, Ismetit në Mitrovicë. Një baba krenar dhe shqiptar i ndershëm që rriti tërë fëmijët e tij në frymë patriotike dhe atdhedashurie. Edhe sot, kur rrudhat në ballin e tij tregojnë më qartë se fjalët për peripecitë e jetës, ai qëndron besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet.

Në një natë ku ne shkuam për t’i dhënë kurajë për mungesën e madhe që të gjithë po ndjejmë për Kadriun, ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtet-ndërtimin e Kosovës. Këtë ua kemi borxh shokëve e çlirimtarëve të Kosovës.

Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…

Të tjera