Bota/Rajoni

​Ekspertët gjermanë parashikojnë një rënie prej 5.1 për qind të ekonomisë

​Ekspertët gjermanë parashikojnë një rënie prej 5.1 për qind të ekonomisë
17:39 | 11 Nëntor 2020

Komisioni i këshilltarëve të pavarur ekonomikë të qeverisë gjermane parashikon që ekonomia më e madhe në Evropë do të shënojë rënie me 5.1 për qind këtë vit, e cila është një parashikim më optimist se ai i paraqitur së fundmi nga ministrat.

Në një raport të botuar sot, Këshilli Gjerman i Ekspertëve Ekonomik me pesë anëtarë parashikon që prodhimi i brendshëm bruto do të rritet me 3.7 për qind në vitin 2021.

Në fund të tetorit, ministri i Ekonomisë Peter Altmeier parashikoi një rënie prej 5.5 për qind këtë vit, pasuar nga një rritje prej 4.4 për qind vitin e ardhshëm.

Ekspertët thanë se prognoza e tyre mori parasysh shtimin e numrit të infeksioneve në dy muajt e fundit dhe masat e reja të marra për të ndaluar virusin.

Një “mbyllje” e pjesshme katër javore ka qenë në fuqi në Gjermani për pak më shumë se një javë tani: hotelieri dhe objektet sportive, vendet e argëtimit janë të mbyllura, kontaktet midis njerëzve janë të kufizuara, por tregtia është e hapur, ashtu si edhe shkollat.

Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Të tjera