[wp-story]

Jetë

​Edhe alergjikët ndaj ushqimit mund ta bëjnë vaksinën antiCOVID-19

​Edhe alergjikët ndaj ushqimit mund ta bëjnë vaksinën antiCOVID-19
17:02 | 30 Dhjetor 2020

Personat që vuajnë nga alergji ndaj ushqimit ose ilaçeve të tjera mund ta bëjnë vaksinën e Oxford/AstraZeneca, sipas ekspertëve.

“Ne rekomandojmë që personat me një histori të njohur reaksioni ndaj një përbërësi specifik të vaksinës nuk duhet të vaksinohen me vaksinën Oxford/AstraZeneca, por alergjikët ndaj ilaçeve të tjera ose ushqimit mund të vaksinohen pa asnjë problem”, tha prof. Munir Pirmohamed, kryetari i Komisionit për grupin punues të ekspertëve të Komisionit për ilaçe njerëzore për vaksinat COVID-19.

Agjencia Rregullatore britanike e Barnave dhe Shëndetit (MHRA) njoftoi, gjithashtu, se ajo kishte ndryshuar këshillën e saj të mëparshme në lidhje me alergjitë për personat që marrin vaksinën Pfizer/BioNTech.

Pas njoftimit se alergjikët nuk duhet të vaksinohet me atë vaksinë, dr. June Rainer, kreu ekzekutiv i MHRA-s, tha se pas vaksinimeve të bëra në BM dhe SHBA, ishte e qartë se nuk kishte ndonjë shqetësim shtesë ndaj saj.

“Komisioni për Ilaçet Njerëzore tani këshillon se kushdo që ka alergji ndaj ushqimit, ose ndonjë ilaçi, ose vaksine tjetër, mund të vaksinohet me vaksinën Pfizer/BioNTech”, tha ajo.

“Sigurisht, kushdo me histori të reaksionit alergjik ndaj kësaj vaksine ose përbërësve të saj, nuk duhet ta bëjë atë”, shtoi Rainer./atsh

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera