×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Donald Trump dënohet me vdekje për krime lufte nga gjykata në Jemen

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Agjencia Saba, e lidhur me rebelët Houthi në Jemen, ka thënë se akuza dhe dënimi kanë të bëjnë me sulmin ajror të Arabisë Saudite ndaj një autobuzi shkolle në fund të 2019 në Jemen, ku u vranë 51 njerëz, mes të cilëve 40 fëmijë.

    Presidenti i SHBA ishte dënuar bashkë me nëntë persona të tjera, duke përfshirë mbretin dhe princin e kurorës të Arabisë Saudite.

    Padia ndaj të akuzuarve kishte vijuar megjithë mungesën e tyre në Gjykatën Speciale Houthi në protektoratin rebel Saada, dhe rezultoi në dhenien e dënimeve me vdekje.

    Dënime me vdekje u dhanë për Donald Trump, mbretin saudit Salman, princin saudit të kurorës, komandantin e forcave ajrore saudite Turki bin Bandar bin Abdulaziz, presidentin e Jemenit Abedrabbo Mansour Hadi, zv. presidentin Ali Mohsin Al-Ahmar, kryeminsitrin Ahmed bin Dagher, minsitrin e mbrojtjes Muhammad Al-Maqdishi, si dhe ish-ministrin amerikan të mbrojtjes James Mattis.

    Gjykata tha se të akuzuarit duhet të paguajnë 10 miliardë dollarë për familje e të vrarëve në sulmin ajror të 2019.

    Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit po lufton kundër rebelëve Houthi që mbajnë në kontroll shumicën e veriut të vendit dhe kryeqytetin Sana’a, që prej vitit 2014.

    Një koalicion ushtarak saudit iu bashkua ushtrisë së qeverisë vitin e kaluar, teksa rebelët mbështeten nga Irani.

    OKB e ka quajtur konfliktin në Jemen një nga katastrofat më të mëdha humanitare në botë me më shumë se 100 000 të vrarë, më shumë të gjymtuar dhe miliona të zhvendosur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Serbia ka dëbuar 13 shtetas të huaj, të cilët po merrnin pjesë në punëtori për organizatat joqeveritare nga nëntë shtete të ndryshme....
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Mungesa e banesave dhe qiratë e larta nuk janë një fenomen i ri në Zvicër. Por studimet e reja zbulojnë pjesët e...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv me qytetarët e Shtimes. Ai ka befasuar, duke hyrë në...
    Bota/Rajoni23 Janar 2025
    Dy shtetas të Shqipërisë, pjesëtarë të shoqërisë civile që po merrnin pjesë në një seminar në Beograd, janë ndaluar dhe larguar nga...
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka pësuar një aksident gjatë fushatës ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike....
    Zgjedhjet 202523 Janar 2025
    Në sallën e shkollës “Gjergj Fishta” në Prishtinë, Dega e Dytë e LDK-së organizoi tubim madhështor, ku kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku,...
    Lajme23 Janar 2025
    Britmat e fëmijëve të frikësuar e thirrjet “largohuni”, nuk po e ndalin eskortën e Albin Kurtit. Tetë xhipa të zinj të kryeministrit...
    Vip23 Janar 2025
    Të qeshura ka shkaktuar Driloni, me qasjen e tij ndaj Vullnetit. Ndërsa po shijonin momente në pishinë, Driloni i drejtohej Xhenetës me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.