Bota/Rajoni

​Bashkëpunimi shkencor Kosovë-Shqipëri, Gjinushi takon shefin e Arkivit të Kosovës, Bedri Zyberaj

​Bashkëpunimi shkencor Kosovë-Shqipëri, Gjinushi takon shefin e Arkivit të Kosovës, Bedri Zyberaj
17:34 | 27 Gusht 2020

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, priti sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Arkivit të Kosovës Bedri Zyberaj, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin institucional.

Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve për thellimin e njohjes shkencore mbi bazën e burimeve të reja, si dhe për zgjerimin e këtij bashkëpunimi me institucione të tjera që merren me kujtesën historike e kulturore dhe me identitetin kombëtar, njofton Akademisë së Shkencave e Shqipërisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se në takim ishte edhe Ardit Bido, drejtor i përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë./atsh

1 abonim, 3 paisje, 240 kanale shqip – NimiTV në gjithë Evropën për vetëm 99.90€ për 12 muaj

Të tjera