[wp-story]

Bota/Rajoni

​Basha për uljen e avionit të parë në Kukës: Asnjë marifet elektoral nuk i mashtron shqiptarët

​Basha për uljen e avionit të parë në Kukës: Asnjë marifet elektoral nuk i mashtron shqiptarët
13:56 | 18 Prill 2021

Asnjë marifet elektoral nuk i mashtron kuksianët dhe shqiptarët. Është ky reagimi i kreut demokrat Lulzim Basha uljen e avionit me “çunat e Londrës” në aeroportin e Kukësit. Ai tha se më 25 prill shqiptarët do të votojnë ndryshimin për të ndaluar ikjen e rinisë nga vendi dhe për të larguar shkaktarin e emigracionit.

“Për tetë vite me radhë Kukësi është zbrazur nga bijtë dhe bijat e tij, është treva me emigracionin më plagë në Shqipëri. Tetë vite dështime kanë lënë plagë në trupin e Kukësit më të thella se kudo tjetër. Kjo është një plagë që rrjedh anembanë vendit. Mijëra djem dhe vajza të larguar, mijëra të tjerë ikin përditë. Ky realitet nuk ka për të ndryshuar po nuk ndryshuam Shqipërinë, po nuk larguam shkaktarin e këtyre vuajtjeve duke votuar numrin 9. Asnjë marifet elektoral nuk e shëron dot këtë plagë, këtë e di Kukësi dhe gjithë Shqipëria. E vetmja gjë që e shëron këtë është ndryshimi, bashkë për ndryshim, votoni numrin 9! Faleminderit edhe njëherë nga zemra për këtë pritje me lejen tuaj! Kukësi voton numrin 9 për ndryshimin”, tha ai, raporton A2.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera