[wp-story]

Bota/Rajoni

​Basha: Askush e asgjë nuk mund ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së

​Basha: Askush e asgjë nuk mund ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së
11:33 | 21 Korrik 2020

Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha tha se vlerëson përballjen e Thaçit e Veselit me drejtësinë, duke theksuar se askush e asgjë nuk mund ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së.

Basha: Askush e asgjë nuk mund ta njollosë luftën e pastër të UÇK-së

“Askush e asgjë nuk mund ta njollosë luftën e pastër e të mbrojtjes të UÇK-së te bijve dhe bijave të Kosovës që ishte një luftë mbrojtëse ndaj një agresori me synim gjenocidi. Kosova dhe kosovarët kanë qenë çdoherë në mbrojtje të pragut të tyre dhe janë përballur me agresorin, ky ka qenë realiteti i viteve ‘98-‘99. Përballë kanë pasur një makineri te stërvitur e të angazhuar dhe të urdhëruar për spastrim etnik”, tha Basha.

Basha tha se beson se pafajësinë e shqiptarëve, ndërsa theksoi që drejtësia ndërkombëtare të marrë më seriozitet akuzat ndaj palës serbe për krimet çnjerëzore që kanë ndodhur në Kosovë për të cilat nuk ka asnjë të dënuar.

Basha: Drejtësia dnërkombëtare të vendos peshoren ne baraspeshë

“Boll më me një peshore e cila anon nga ana e akuzave të viktimës, nga ana e mbrojtësve te viktimës. Ndërkohë që krimet çnjerëzore në Kosovë mbeten pa autorë sa i përket ekzekutorëve, pa autor sa i përket urdhëruesve dhe sa i përket përgjegjësve politikë. Shpresoj që drejtësia ndërkombëtare të vendos peshoren në baraspeshë te paktën duke trajtuar me rigorozitet çdo pretendim që atyre që kryejnë agresionin, kryejnë spastrimin etnik, kryejnë vrasje dhe masakra ndaj civilëve dhe popullatës civile në Kosovë”, ka shtuar Basha.

Kush ështe kosovari THE VICTOR që synon tregun e jashtëm? (video)

Të tjera