Bota/Rajoni

​Banka më e madhe e Danimarkës gabimisht mbledh borxhin e 106.000 klientëve

​Banka më e madhe e Danimarkës gabimisht mbledh borxhin e 106.000 klientëve
17:47 | 31 Gusht 2020

Banka më e madhe daneze ka mbledhur një shumë të tepërt të borxhit të 106.000 klientëve për shkak të një gabimi në sistemin IT.

“Për shkak të një gabimi në të dhëna, Danske Banka ka mbledhur më shumë borxhe të klientëve sesa kishte të drejtë”, konfirmoi një zëdhënës i bankës informacionin për Reuters.

Banka tha se çështja ishte “thellësisht e penduar” dhe aktualisht po shqyrtonte të gjitha rastet e mundshme për të siguruar që të gjithë klientët ishin kompensuar plotësisht.

Deri më tani, banka ka përpunuar 17.000 raste dhe ka gjetur se 900 klientë duhet të kompensohen.

Shumica e klientëve marrin kompensim midis një mijë e dy mijë korona daneze (afër 270 euro), por disa edhe më shumë.

EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 

Të tjera