Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
Ministrja Bajrami i njoftoi përfaqësuesit e AKP-së lidhur me programin e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë me masat për rimëkëmbje ekonomike. Ajo theksoi se Qeveria e Kosovë po punon intensivisht në krijimin e politikave për dinamizimin e ekonomisë pas pasojave të shkaktuara nga pandemia dhe në këtë drejtim, Bajrami vlerësoi se AKP ka rol të rëndësishëm në procesin e zhvillimit ekonomik të vendit.
Udhëheqësit e AKP-së e njoftuan ministren Bajrami me punën dhe aktivitetet e Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe shprehën gatishmërinë e tyre për koordinim të aktiviteteve në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Të tjera
-
17:54 | 06 Korrik 2022
-
17:50 | 06 Korrik 2022
-
17:49 | 06 Korrik 2022
-
17:49 | 06 Korrik 2022
-
17:48 | 06 Korrik 2022
-
17:47 | 06 Korrik 2022
-
17:40 | 06 Korrik 2022
-
17:39 | 06 Korrik 2022
-
17:33 | 06 Korrik 2022
-
17:31 | 06 Korrik 2022
-
17:30 | 06 Korrik 2022
-
17:26 | 06 Korrik 2022