×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bahtiri kundërshton vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka mbajtur mbledhje të radhës me Shtabin Emergjent të Komunës së Mitrovicës, me ç’ rast është diskutuar lidhur me gjendjen aktuale si dhe vlerësimin e masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, për parandalim të përhapjes së virusit COVID-19.

    Permes një komunikate për media, kjo komunë njofton se fillimisht në këtë mbledhje, kryetari Bahtiri potencoi se është kundër vendimit të Qeverisë për masat e kufizimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00, dhe e konsideron si të padrejtë duke e ditur që Mitrovica ka vetëm 115 raste aktive pozitive me këtë virus duke përfshirë edhe pjesën veriore të qytetit, dhe janë mirë të menaxhueshme. Është e papranueshme edhe mos definimi i duhur i masave tjera, siç është funksionimi i barantoreve të cilat nuk lejohen të punojnë pas orës 21:00 me vendosjen e këtyre masave, dhe kjo gjë konsiderohet e patolerueshme sepse qytetarët kanë nevojë për këto shërbime.

    Po ashtu kryetari Bahtiri theksoi se e rëndësishme në këtë situatë pandemike është të arrihet vetëdijësimi i qytetarëve përmes përdorimit të maskës dhe mbajtjes së distancës fizike, e jo të merren vendime të tilla të cilat asesi nuk ndikojnë në parandalim të këtij virusi, por vetëm dëmtojnë më shumë bizneset dhe shkatërrojnë ekonominë e vendit.

    Gjithashtu kryetari Bahtiri tha se këto masa të vendosura do t’i respektojmë për hirë të funksionimit normal të shtetit, e jo të atyre njerëzve të sjellin vendime që janë të papranueshme dhe jo adekuate për qytetarët tanë, duke kërkuar që të rishikohet edhe një herë masa e kufizimit të lëvizjes për Mitrovicën, e cila është vendosur pa u konsultuar dhe harmonizuar me nivelin komunal, ku të gjithë jemi në dijeni se zbatimi bëhet nga ana e Inspektorëve komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

    Ndërkaq drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka njoftuar të pranishmit lidhur me situatën epidemiologjike në qytetin e Mitrovicës, ku tha se deri më tani janë gjithësej 108 raste të shëruar, dhe 115 raste aktive pozitive me këtë virus, dhe 14 prej tyre janë të hospitalizuar në Spitalin Rajonal “Dr. Sami Haxhibeqiri” si dhe kanë përkujdesje të mirë shëndetësore nga stafi mjekësor./KP/

    Me këtë rast, kryetari Bahtiri tha se në konsultim me Komitetin për Menaxhimin e Covid-19 sot është vendosur që brenda dy ditësh Spitali i Vushtrrisë të trajtoj të gjitha rastet pozitive me virusin Covid-19 nga Mitrovica, ndërsa Spitali Rajonal i Mitrovicës t’i kryej të gjitha shërbimet dhe trajtimet tjera të nevojshme për qytetarët e Mitrovicës dhe të rajonit.

    Komandanti i Policisë së Stacionit Jugor, Ahmet Xhosha, tha se në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspeksionit janë duke kryer inspektime të vazhdueshme për respektimin e masave të vendosura, dhe se janë duke punuar prapë me orar të zgjatur deri në 12 orë, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i masave parandaluese të virusit COVID-19 dhe të ofrohen shërbime të sigurta për qytetarët.

    Në fund, anëtarët e Shtabit Emergjent të Komunës së Mitrovicës kanë apeluar tek të gjithë qytetarët të vazhdojnë me respektimin e të gjitha rekomandimeve të IKSHPK-së, të bartin maskën dhe të mbajnë distancën fizike, në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë, të familjes dhe të gjithë shoqërisë.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Shkurt 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka dalë e para në Skenderaj, në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Periskopi ka siguruar listën e plotë...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Dy krerët e shtetit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Kurti janë bërë bashkë për një foto në Konferencën e Sigurisë...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rezultatet që dolën...
    Të tjera
    Lajme15 Shkurt 2025
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka bërë një shkrim në dy ditë para 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Haziri është ndjerë i...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Bregdeti i Durrësit është mbushur me vizitorë nga Kosova, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Ditën e Pavarësisë mes detit dhe atmosferës...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Në Ambasadën e Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkuan një numër i madh i kosovarëve të shtunën për...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 55 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, duke vlerësuar si një nga...
    Vip15 Shkurt 2025
    Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka nisur ndryshe nga herët e tjera, duke sjellë një moment të...
    Lajme15 Shkurt 2025
    Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.