Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Bahri Hyseni ngushëllon familjen e kryeprokurorit Ali Selimaj

    FrontOnline
    16 Gusht 2020

    Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Bahri Hyseni ka ngushëlluar familjen Selimaj, me rastin e ndarjes nga jeta të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Selimaj.

    Në telegramin e ngushëllimit thuhet se vdekja e Ali Selimajt është humbje jo vetëm për familjen e tij, por përgjithësisht edhe për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

    “Me këtë rast, më lejoni që në emrin tim personal dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës t’ju shpreh dhimbjen e madhe dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e kryeprokurorit Selimaj. Ai ishte shembull i urtësisë dhe ndershmërisë njerëzore, i cili me përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, thuhet në telegram.

    Ali Selimaj ka vdekur në Spitalin e Gjakovës, pas një sëmundje të rëndë. Ai ishte i sëmurë tash e një vit dhe ishte dërguar disa herë jashtë Kosovës për trajtim.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme09 Qershor 2023
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se nga Shqipëria presin mbështetje, sa i përket dialogut, duke theksuar se “kanë...
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë më para ka bërë të ditur se presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf...
    Lajme09 Qershor 2023
    Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, në emisionin “FIVE” ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me...
    Të tjera
    Ekonomi09 Qershor 2023
    Diskutim i Ligjit për Investime të Huaja, nevoja e krijimit të ofertës për bizneset, diskutimi i Ligjit për Dhomat/Odat, Ligjit për Tregti...
    Lajme09 Qershor 2023
    Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ia ka kushtuar sot një tekst zhvillimeve në veri të Kosovës dhe kërkesave ndërkombëtare ndaj Kurtit dhe...
    Lajme09 Qershor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se nuk është konsultuar me kryeministrin Albin Kurti për propozimin e draft-statutit për Asociacionin tek...
    Lajme09 Qershor 2023
    Deputetja e partisë “Guxo”, Jeta Statovci ka publikuar një fotografi bashkë me shefen e saj në Parlament, Mimoza Kusari-Lilën, ministren Artane Rizvanolli...
    Lajme09 Qershor 2023
    Policia në Skenderaj sot ka realizuar një bastisje dhe ka konfiskuar dy armë dhe municion. Në njoftimin e policisë thuhet se janë...
    Lajme09 Qershor 2023
    Ish Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë me Zërin e Amerikës tha se Kosova duhet të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.