[wp-story]

Lajme

​Albin Kurti uron boshnjakët me rastin e ditës së këtij komuniteti

​Albin Kurti uron boshnjakët me rastin e ditës së këtij komuniteti
19:22 | 28 Shtator 2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar komunitetin boshnjak me rastin e 28 shtatorit – ditës së këtij komuniteti në Kosovë.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se populli boshnjak e ka ndarë fatin e përbashkët me popullin shqiptar duke mbijetuar gjenocidin dhe arritur lirinë.

Postimi i plotë:

Më vjen keq që sot nuk ndodhem në Kosovë, përndryshe do të isha atje me Juve. Shfrytëzoj rastin t’ua uroj 28 Shtatorin, Ditën e Boshnjakëve të Kosovës.

Populli boshnjak është paqedashës dhe punëtor, që e ka ndarë fatin e përbashkët me popullin shqiptar në këto anë, duke mbijetuar gjenocidin dhe arritur lirinë.

Boshnjakët në Kosovë janë pjesë e rëndësishme e rindërtimit dhe zhvillimit të shoqërisë sonë të bazuar në barazi, drejtësi dhe të drejta të njeriut.

Dëshiroj që edhe më tej të kultivojmë vlera të përbashkëta. Le të mos e harrojmë historinë dhe të kaluarën, të ecim bashkë përpara për ardhmëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera