[wp-story]

Sport

​Akil Gjakova vazhdon në çerekfinale, Fazliu nuk kalon tutje

​Akil Gjakova vazhdon në çerekfinale, Fazliu nuk kalon tutje
13:57 | 24 Tetor 2020

Përballjen e kaluar me përfaqësuesen e Serbisë, Anja Obradoviq, Laura Fazliu e kaloi pa ndonjë problem duke arritur ta kualifikonte vetën për në çerekfinale. Aty e priste hungarezja Szofi Ozbas, ku edhe ishte raundi i fundit për Fazliun në këtë turne, pasi që nuk arriti ta mposhte hungarezen.

Nëse do të kualifikohej për në gjysmëfinale, Fazliu do të kishte përballje me sllovenen Tina Trstenjak.

Ndërkaq, përfaqësuesi tjetër i Kosovës, Akil Gjakova pas pushimit në raundin e parë, menjëherë në të dytin kishte përballje me përfaqësuesin e Gjeorgjisë, Lasha Shavdatuashvilli, të cilin e kaloi me sukses vetëm për të kaluar në çerekfinale me Petru Pelivan nga Moldavia.

Akili është i vetmi përfaqësues nga Kosova që ka mbetur për ditën e sotme të turneut, kurse të dielën me fillim nga ora 11:00, do garojë Loriana Kuka në kategorinë prej -78 kilogramësh.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera