Bota/Rajoni

​Ahmeti: Marrëveshja e Uashingtonit është në dobi të shqiptarëve të Kosovës

​Ahmeti: Marrëveshja e Uashingtonit është në dobi të shqiptarëve të Kosovës
15:36 | 09 Shtator 2020

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në selinë e partisë në Tetovë takoi ambasadorin e Kosovës në Shkup Gjergj Dedaj, të cilin e informoi lidhur me situatën aktuale në vend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet.

Në takim është biseduar edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë së re së Maqedonisë Veriore.

Ahmeti tha se në këtë garniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuar ende më shumë.

Ai ndërkaq përgëzoi ambasadorin kosovar për marrëveshjen e arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar si të mirë dhe në dobi të shqiptarëve të Kosovës pasi që ajo është dhe një hap para drejt marrëveshjes finale, njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.

Ahmeti gjithashtu njoftoi Dedaj se shumë shpejt do të tejkalohet problemi me qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë transit nëpër Maqedoni të Veriut apo shfrytëzojnë aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit për t’u kthyer në vendlindje.

Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€

Të tjera