Lajme

​Agron Bajraktari u rizgjodh Rektor i Universitetit në Ferizaj

​Agron Bajraktari u rizgjodh Rektor i Universitetit në Ferizaj
12:37 | 06 Korrik 2020

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka intervistuar sot kandidatët për rektor të universitetit dhe me shumicë votash ka zgjedhur, Agron Bajraktarin.

Sipas universitetit, Bajraktari është rizgjedhur rektor edhe për një mandat katër vjeçar në një konkurrencë prej pesë kandidatëve, të cilët kishin aplikuar në bazë të konkursit të shpallur më datën 10.06.2020 për zgjedhjen e Rektorit të UShAF.

“Rektori Bajraktari ka udhëhequr UShAF katër vitet e kaluara, pra që nga themelimi i këtij universiteti dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në zhvillimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë. UShAF me këtë rast ka mbyllur procesin e zgjedhjeve në universitet”, thuhet në njoftim.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera