[wp-story]

Bota/Rajoni

​Agjencia kryesore e SHBA-së ende heziton të miratojë tranzicionin

​Agjencia kryesore e SHBA-së ende heziton të miratojë tranzicionin
23:33 | 23 Nëntor 2020

Një agjenci kryesore federale e SHBA-së që duhet të miratojë tranzicionin presidencial pas zgjedhjeve dhe të njohë Joe Biden si fitues, ka bërë të ditur sot se nuk e ka miratuar ende tranzicionin, por do t’i raportojë Kongresit javën tjetër.

Një zëdhënëse e Administratës së Çështjeve të Përgjithshme të SHBA-së (GSA) tha se zëvendësdrejtuesja e GSA Allison Brigati do të bisedojë me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe republikanët në katër komitete të Dhomës së Përfaqësuesve më 30 nëntor me kërkesë të demokratëve.

Presioni vazhdon të rritet mbi këtë agjenci federale pak të njohur, por njohja e saj zyrtare e rezultateve zgjedhore është thelbësore për transferimin e pushtetit nga administrata Donald Trump tek ekipi i Jeo Biden, i cili shihet si thelbësor për sigurinë kombëtare, përgjigjen ndaj COVID-19 dhe fusha të tjera kryesore.

Shefja e GSA, Emily Murphy ende nuk e ka “përcaktuar” fituesin e zgjedhjeve ose miratuar zyrtarisht tranzicionin, ndërsa Joe Biden pritet të marrë detyrën më 20 janar.

Në shkallë kombëtare, Biden fitoi gati 80 milionë vota në zgjedhje, ndërsa presidenti aktual Trump fitoi 74 milionë. Gjithashtu, Biden fitoi 306 vota, krahasuar me 232 vota elektorale që i shkuan Trump.

Trump, megjithatë, vazhdon t’i bëjë thirrje Partisë Republikane ‘të luftojë dhe të mos lejojë demokratët të shkatërrojnë provat e mashtrimit zgjedhor’.

Sidoqoftë, një pjesë e republikanëve po largohen prej tij dhe bëjnë thirrje për fillimin e procesit të tranzicionit, duke pranuar kështu humbjen në zgjedhjet e 4 nëntorit.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera