Lajme

​Abdixhiku takon David Phillips, flasin për aktualitetin politik

​Abdixhiku takon David Phillips, flasin për aktualitetin politik
23:30 | 10 Qershor 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim David Phillips, Drejtorin e Institutit për të Drejtat e Njeriut dhe Paqe në Universitetin Columbia të Neë Yorkut.

Sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, gjatë takimit u diskutua për tema të ndryshme dhe zhvillime në Kosovë, dialogun, partneritetin me SHBA-të, BE-në dhe tema tjera të politikës së jashtme.

Kryetari Abdixhiku falënderoi Phillips për vizitën dhe gatishmërinë e tij për një diskutim mbi fuqizimin e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, i cili organizohet nga Departamenti për Politikë të Jashtme.

Phillips ishte njëri ndër bashkëpunëtorët ndërkombëtar më të ngushtë të Presidentit Rugova dhe LDK-së.

“Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj

Të tjera