[wp-story]

Lajme

​941 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

​941 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë
09:55 | 27 Tetor 2020

Së fundmi në vend është rritur numri i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm n 24 orët e fundit, të dhëna këto të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë shënuar 205 raste të reja me COVID-19.

Nga këto të dhëna rezulton se raste aktive me COVID-19 janë 2 mijë e 332.

Ndërkaq, vetëm në komunën e Prishtinës janë 941 raste aktive me COVID-19. Shifra këto që janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. E shkak i COVID 19, sipas kësaj pasqyre vetëm në komunën e Prishtinës kanë vdekur 83 persona, kurse janë shëruar 4 mijë e 851 të tjerë.

Hoti ka publikuar pasqyrën epidemiologjike me raste aktive të virusit COVID-19 nëpër komunat e Kosovë që nga 13 marsi e deri më 25 tetor.

E në total numri i rasteve pozitive që nga 13 marsi në Prishtinë janë shënuar 5 mijë e 875 raste me COVID-19

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është komuna e Gjilanit. 220 raste aktive janë në komunën e Gjilanit, ndërsa 60 raste janë në komunën e Ferizajt.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera